Grupet rivale 'luftë' plumbash për drogën, plagosen dy vëllezërit Mumajesi, rëndë një tjetër/EMRAT-VD
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kinostudio, ku dyshohet se janë përplasur dy grupe rivale, që dyshohet për shkak të territoreve të drogës.
Dy grupe rivale janë përplasur mesnatën e së mërkurës në zonën e Kinostudios në Tiranë. Më shumë se 15 të shtëna kanë dëgjuar banorët e zonës, të cilat sipas informacioneve policore, kanë dalë nga disa pistoleta të ndryshme.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës.
Policia ka shoqëruar 23 persona, mes tyre edhe një të ri siç dallohet në pamjet e siguruara nga Report Tv. Konflikti ka nisur pranë këtij lokali dhe te makina BMV që shohim në pamje, e cila ishte në pronësi të Rivelino Mumajesit.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b34b4e908ec5makina kinostudio 28 qershori sot.jpg)
Makina e Rivelino Mumajesit
Banorët e zonës tregojnë për Report TV se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë, ndërkohë që rruga ishte e mbuluar nga gjaku. Burime nga Policia e Tiranës i thanë Report Tv se dy persona me maska kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve Mumajesi, të cilët kanë qenë shënjestër e këtij atentati. Këta të fundit i janë përgjigjur të shtënave.
Gjithashtu burimet theksuan se shkak i përplasjes me armë është një çështje borxhi. Dyshohet se dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi i kanë pasur një shumë të konsiderueshme borxh disa personave të tjerë. Policia po heton edhe për pistën e prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve rivale.
Në mars të 2017-së Rivelino Muajesi është përfshirë në një tjetër përplasje me armë, por në atë kohë me Eduart Dukën. Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 29-vjeçarin Ervis Bano, pasi menjëherë pas përplasjes ka shkuar të fshehë pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin përplasjen me armë mes dy grupeve.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b348951af95fplagosja kinostudio vendi ku ndodhi ngjarja 28 qershori.jpg)
Vendi ku ndodhi ngjarja
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjendje më të rëndë shëndetësore).
Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve
19 Janar, 10:46
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë
14 Janar, 20:15
-
Atentat në aksin Fier-Vlorë, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, gjendet mjeti djegur, por jo arma e krimit (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet bashkëpunëtori i vëllezërve autorë
7 Janar, 12:20
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Atentat në Shkodër, i riu ekzekutohet me breshëri kallashi në makinë! 1 vit më parë u kthye nga Belgjika! Dyshohet për 2 qitës (EMRI+VIDEO)
5 Janar, 08:07
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, Policia shpall në kërkim 2 vëllezërit durrsakë
3 Janar, 14:15
-
Misteri i atentatit të dështuar në Shkodër, breshëri ndaj makinës së parkuar, pronari i saj në burg për dhunë në familje
3 Janar, 12:10
-
Vlorë/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, po kalonte rastësisht, flet i plagosuri tjetër: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre
20 Dhjetor 2024, 15:30
Bajgëri e gjallë neandërtalësh!
Përgjigju