Përplasja mes deputetëve të opozitës në Kuvend/ Baçi: Ndërhyrje e patakt nga Alibeaj! Askush nuk mund të na përjashtojë nga grupi parlamentar i PD

Deputeti Luan Baçi tha se deputeti Enkelejd Alibeaj kishte bërë një ndërhyrje të paktakt gjatë kërkesës së tyre ndaj Nikollës për t’u vënë në dispozicion vendimin ku thuhej se nuk ishin anëtarë të grupit parlamentar të PD.

Sa i takon përplasjes verbale me Alibeajn, Baçi tha se përplasja e vërtetë ishte me mazhorancën. Ai deklaroi në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga në Report TV se kishte një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Enekelejd Alibeajt për të ndarë opozitën.

“Konfrontimi është me mazhorancën jo me Alibeajn. Ishte një ndërhyrje e patakt nga Alibeaj kur ne po i kërkonim Nikollës vendimin për përjashtimin tonë nga grupi parlamentar. Sot Noka duke marrë një përgjigjie nga KQZ, rezultojmë si deputetë të PD dhe i kërkuam Nikollës të na vinte përpara vendimin. Nga presioni ynë, u këshillua nga një këshillë juridike e Alibeajt priste miratimin e tij për të na vënë në dispozicion një letër paçavure. Edi Rama nuk ka rrugë tjetër sesi të zgjasë ditët e pushtetit të tij, e vetmja mënyrë është të ketë një opozitë mercenarësh”-tha Baçi.

Ai tha se pavarësisht asaj që thuhej në vendimin që Nikolla u paraqiti, Baçi vazhdon të jetë deputet i PD-së dhe se njihte Luçiano Boçin si kryetar të grupit parlamentar dhe jo Enkelejd Alibeajn.

“Unë jam pjesë e grupit parlamentar dhe askush nuk e ka komptencën të më nxjerrë prej aty. Kryetar i grupit parlamentar të PD është Luçiano Boçi se e di që e keni pak cinike pyetjen. Nikolla nuk ka të drejtë fare të marrë në konsideratë çdo lloj letre si vendim për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD”-shtoi Baçi.

Gjatë seancës parlamentare të sotme, deputetët e opozitës kanë shkëmbyer ofendime me njëri tjetrin pas kërkesës nga një grup deputetësh mbështetës të Berishës të cilët i kërkuan llogari kryeparlamentares Lindita Nikolla përse nuk konsideroheshin pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion