GREQI-Një përplasje me armë mes bandave shqiptare dhe atyre ruse ka ndodhur në Athinë. Sipas raportimeve të para mendohet se kontrolli i zonave të trafikut ka qënë shkaku kryesor i përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Peristeri, ku dy bandat, ajo shqiptare dhe ruse dolën të qëllonin mes njëri tjetrit në rrugë.

Sipas mediave greke raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja dhe dy të plagosur janë transportuar në spital.

Polica greke po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve