Një përplasje e ashpër me grushte ka njollosur supersfidën e javës së 9 të Superligës mes Egnatias dhe Teutës. Në momentet që po zhvillohej sfida disa tifozë janë përleshur më njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë qenë tifozë rrogozhinas kundër atyre durrsak apo sherri ka ndodhur mes tifozërisë vendase.
Ndeshja Egnatia-Teuta u fitua 1-0 nga rrogozhinasit të cilët për më tepër morën edhe kryesimin e kampionatit në dëm të durrsakëve.
Lajmi kryesor:
Egnatia 'ul me këmbë në tokë' Teutën, fitore me shije kreu! Mbyllet faza e parë, Partizani shfaqet i pashpresë
LAJMET MË TË VLERËSUARA











