Tifozët e Chelsea dhe West Ham janë përplasur jashtë stadiumit pas përfundimit të derbit të Londrës. Një prej tifozëve të Chelsea-s, u përfshi në një konflikt me disa prej tifozëve të West Ham dhe për pasojë njëri prej tyre e goditi me grusht në fytyrë duke e lënë të shtrirë në tokë.
I riu që u godit, nuk po lëvizte fare ndërsa më vonë në disa pamje të publikuara u pa në një karrige me rrota me një shishe ujë, ku kuptohej qartë se nuk ishte në gjendje të ecte me këmbët e tij për shkak të tronditjes së pësuar.
Përplasjes e dhunshme mes tifozëve anglezë janë kthyer në një normalitet në Angli, ku çdo herë pas ndeshjeve derbi, si kjo ajo mes Chelsea dhe West Ham, ambientet e jashtme të stadiumeve kthehen në ‘arena boksi’.