Përplasje fatale e makinave, 3
të vdekur, 3 të plagosur në Kukës

KUKES - Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

Ngjarja e rëndë u shënua në afërsi të fshatit Kolsh, ku një autobot nafte që udhëtonte në drejtim të qytetit të Kukësit ka humbur kontrollin duke dalë në anë të kundërt të rrugës dhe për pasojë ka goditur fillimisht bordurat e rrugës e më pas një automjet tip fouristrade.

Përreth dy orë pas aksidentit policia ka mundur të identifikojë tre viktimat, Lekë Margjoni, 30 vjeç lindur ne Konaj, Mirditë dhe banues ne Gramez, Fushë-Krujë, drejtues i mjetit Foristradë me targë AA 486 ED, Mirjan Doda 24 vjeç lindur e banues në Derven, Fushë-Krujë dhe Ilmi Latifi, 48 vjeç drejtues i mjetit tip kamion me targa TP 3155 B, lindur ne Suk, Fier dhe banues në Lagjen “Bajram Curri” Tiranë me profesion shofer.

Pëplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e kamionit dhe dy pasagjerë të fouristradës kanë humbur mënjëherë jetën.

Ashtu siç informoi korrespondeti i A1 Report, Bekim Lekica dy të plagosur u nisën me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se janë në gjëndje kritike për jetën. Ndërsa i plagosuri tjetër gjendet në spitalin e Kukësit.

Sipas policisë, të plagosurit janë Sokol Pulaj, 27 vjeç lindur në Lekunde, Mirditë dhe banues në Gramez Fushë-Krujë, i cili është dërguar për mjekim në spitalin Ushtarak Tiranë, Pëllumb Alika, 56 vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen Dunavat Gjirokastër, i shtruar në spitalin e Kukësit dhe Gjelosh Lata, 32 vjeç lindur në Nikel Fushë-Krujë dhe banues në Larushk Fushë-Krujë, dërguar për mjekim në spitalin Ushtarak Tiranë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara të autobotit.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ku si pasojë e aksidentit edhe trafiku në këtë aks rrugor u bllokua për minuta me rradhë.

PERSONAT QE NDERRUAN JETE

Ilmi Latifi, 48 vjeç drejtues i mjetit tip kamion, me targa TP 3155 B.
Lekë Margjoni, 30 vjeç drejtues i mjetit Foristrade me targa AA 486 ED.
Mirjan  Doda, 24vjeç

TE PLAGOSURIT
Sokol Pulaj, 27 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin Ushtarak Tiranë.
Pëllumb Alika, 56 vjeç, i shtruar në spitalin e Kukësit.
Gjelosh Lata, 32 vjeç, dërguar për mjekim në spitalin Ushtarak Tiranë.

*Lajmi u publikua fillimisht në orën 17:25 dhe u përditësua në orën 23:02

Redaksia online

(eç/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet