Një i ri shqiptar është vrarë me thikë në zemër pas një sherri mes dy bandave shqiptare në Mikonos, Greqi.
Sipas mediave greke përplasja mes bandave ka ndodhur rreth orën 23:30, ndërkohë që 27-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend, pas goditjeve me thike.
Dyshohet se sherri mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur për konflikte droge dhe mosmarrëveshjeve financiare.
Përplasja ndodhi sipas të dhënave të policisë midis dy grupeve të përbërë nga një total prej 10-12 personash.
Deri më tani, janë arrestuar tre persona që dyshohet se i përkasin grupit të autorit të krimit dhe një person nga grupi i viktimës. Të katër personat janë ndaluar dhe po merren në pyetje në drejtorinë e sigurisë në Mykonos.
Vlonjëtë?
PërgjigjuNuk lamë cep të globit pa fëlliqur!! Turp!!
Përgjigju