Përplasje mes bandave për trafikun e drogës në Itali, 18 vjeçari vritet me plumb në kokë

Përplasje mes bandave për trafikun e drogës në Itali, 18 vjeçari vritet me plumb në kokë

Foto nga vendi i ngjarjes

Një 18 vjeçar italian është vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave në Frosinone të Italisë. Thomas Bricca humbi jetën pasi u godit me një plumb në kokë nga të shtënat jashtë lokalit ku ndodhej.

Autori dhe bashkëpunëtori i tij të cilët ishin të maskuar u larguan me një motor. Pasi u qëllua me armë zjarri, i riu u transportua me urgjencë në spitalin Gemelli ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se autori i ngjarjes ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar disa herë me armë ndaj të riut italian. Ngjarja erdhi si pasojë e sherreve të ndodhura ditët e fundit në qendër të Frosinones. Sipas policisë, shkak për konfliktet mund të jenë edhe përplsjet për trafikun e drogës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike