Përplasje mes shqiptarësh në Ekuador/ Vrasja mafioze e Adriatik Tresës, dyshohet se u ekzekutua nga bashkëkombës të tij


Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë nga vrasja e shqiptarit Adriatik Tresa në Ekuador dyshohet të jetë kryer nga shqiptarë, pasi 40-vjeçari dyshohet të ketë përplasje me disa shqiptarë që jetojnë në qytetin Guayaquil. Konkretisht, sipas raportimeve të mediave lokale në Guayaquil, mësohet se autoritetet policore kanë hetuar Adriatik Tresën për ekzekutimin e një shqiptari tjetër, Ilir Hidrin.

Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se përplasjet mes shqiptarëve ishin për shkak të kokainës, pasi Adriatik Tresa konsiderohej si pjesë e një karteli droge në Guayaquil, ndërsa vrasja e një gazetari në 2013 u hetua gjithashtu në të njëjtën zonë dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Duke ndjekur historinë e tij në fushën e krimeve në Ekuador, 40-vjeçari nga Tirana mësohet se ka marrë një leje qëndrimi në Ekuador, ndërsa dokumentet greke u gjetën në banesën e tij, përveç atyre shqiptare, të cilat skadonin në fillim të muajit janar 2021.

Sipas autoriteteve në Guayaquil ai përdorte disa emra për të fshehur identitetin e tij për shkak të aktiviteteve kriminale. Tresa u ekzekutua disa ditë më parë nga 7 persona të maskuar si oficerë policie, të cilët në hetimet e deritanishme dyshohet të jenë bashkëkombës të tij. Për vrasjen e shqiptarit, u arrestuan gjashtë persona, por vetëm një u procedua penalisht, ndërsa të tjerët u lanë pa akuzë. Prokurori Walter Jaramillo u tha mediave ekuadoriane se grupi hetimor ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje familjarët, gruan shqiptare të Tresës, kunatën, e cila ishte me Tresën në kohën kur 40-vjeçari është vrarë, por edhe të afërm të tjerë të të shoqes së tij. Një prokuror i lartë i Ekuadorit ka deklaruar për mediat e këtij vendi se po analizohen lidhjet që ai ka me një organizatë në lidhje me trafikun e drogës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë