Në gusht i shpëtoi atentatit, Andrea Kalemi qëllohet me thikë në burgun grek

Në gusht i shpëtoi atentatit, Andrea Kalemi qëllohet me thikë në burgun grek

Andrea Kalemi

Një shqiptar 52-vjeçar është qëlluar me thikë në burgun “Koridhalo” të Greqisë, të enjten e 14 dhjetorit, nga një egjiptian.

52-vjeçari i plagosur është identifikuar si Andrea Kalemi, nga Top Channel. Mediat greke bëjnë me dije se 28-vjeçari egjiptian kishte sulmuar me thikë Kalemin.

Më pas, gardianët e burgut kanë ndërhyrë duke arrestuar të riun, i cili mbante në dorë thikën me të cilin plagosi shqiptarin, si dhe një celular të thyer.

Kalemi nuk është një emër i panjohur për autoritet shqiptare dhe ato greke. Ai i ka shpëtuar një atentati më mbrëmjen e 9 gushtit të vitit 2023, në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Atentati makabër iu bë në sy të fëmijëve dhe gruas së tij duke u qëlluar të paktën 10 herë nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar.

Si pasojë e breshërisë së plumbave 52-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se ky atentat u bë për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar shkoi nga Italia për të kryer atentatin.

Andrea Kalemi, i afërmi i të ndjerit Aleksandër Sadikajt, dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Aleksandër Sadikaj, kushëriri i Kalemit, u vra vitin 2022 me shpërthim eksplozivi. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim Andrew Bode dhe në dosjen hetimore përmendej edhe vetë emri i Kalemit. . Ai rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden.

Andrea Kalemi është bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Nga vrasjet në Belgjike tek e Edmond Papës, kush është Andrea Kalemi që u qëllua me thikë në burgun grek! Në gusht i shpëtoi atentatit në sy të fëmijëve

1702835686_andreakalemi.JPG

Andrea Kalemi

51-vjecari Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi, i cili u plagos me thikë në burgun  “Koridhalo” në Greqi, nga një 28-vjeçar egjiptian, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Dyshohet se ky atentat u bë për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar shkoi nga Italia për të kryer atentatin. Si pasojë e breshërisë së plumbave 52-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Andrea Kalemi, i afërt i Aleksandër Sadikajt,  dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022. Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 18/12/2023 06:36

    E paska pre bileten ky bizesmeni. Shum paska zgjat. Po vrave bizesmena do vritesh si bizesmen sic ka dal moda ne vend

    Përgjigju
  • Turi: 17/12/2023 20:24

    Dy here shpetoj ky davaxhiu por heren e trete do ta haj sallatorin se ka ber shume pislleqe rrace e ndyre

    Përgjigju
    • Vlora: 18/12/2023 00:03

      Ndoshta heren e trete do u futet sallatori atyre qe u kruajten e sja dolen dot…… rraca eshte e madhe shume po shikoni hallin tuaj mos beni komente

  • Fieri: 17/12/2023 20:16

    Ska problem se e shpeton vajza e tezez ngaqe e ka trime. Keshtu quajne djemte, vellezerit dhe burrat keto monstra, i quajne trima. Ata killera, keto i quajne trima. Harrojne qe ne kete bote do lahen te gjitha. Fajtor eshte shteti shqiptar qe nuk ju sekestron cdo qindarke krimi dhe droge qe kane.

    Përgjigju
  • Boke: 17/12/2023 20:13

    Ja beren malore tikut, me sa duket i paskan ren fuqit

    Përgjigju
    • Biku: 17/12/2023 20:58

      Nuk ka patur ndonjehere fuqi. Ka gjetur dhe ka bere. Tani eshte futur ne ate spirale ku nuk del dot i gjalle. Po e therret xhebraili sepse ka shume per te pagua dhe nuk i del me koha. Mesa kuptohet eshte hedhur para e madhe per ta qerruar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka