1760983077_hysnisharra.jpg

Pasi kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Hysni Sharra ka deklaruar se PD-ja mbështet Dionis Sotën për kandidat për Vlorën dhe  çdo kandidim tjetër i shërben vetëm Ramës, ka reaguar Gjergji Nika, i cili dje bëri publike se do të garojë në qytetin bregdetar për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Nika në Facebook, shkruan se Sharra e mbështet Sotën, pasi ky i fundit mund të thyejë rekordin negativ që Sharra vendosi në zgjedhjet lokale.

Më tej Nika thekson se quajta e çdo kandidati tjetër si “shërbëtor i pushtetit” është një përpjekje për të mbajtur kontrollin mbi opozitën lokale dhe jo për ta forcuar atë.

Ndërsa në fund, Nika shkruan se ndjen keqardhje për kërkesën për bashkëpunim, PD Vlorë iu përgjigj duke "kandiduar" një të majtë pa asnjë kontribut i cili më parë kërkonte vota për PSD dhe LSi-në.

Postimi i Nikës:

Zoti Hysni Sharra flet për ndershmëri, përkushtim dhe bashkim të opozitës, por duket se motivi i tij i vërtetë është më personal sesa politik.

Mbështetja e tij për Dionis Sotën nuk vjen vetëm nga dëshira për ndryshim në Vlorë, por edhe nga fakti se kandidati Sota pritet të thyejë rekordin negativ, që vetë Sharra arriti dikur në zgjedhjet lokale: një diferencë prej rreth - 16.000 votash nga kandidati socialist, pavarësisht se në ato zgjedhje u votua nga e gjithë opozita..

Kjo tregon se në thelb kemi të bëjmë me një garë për prestigj dhe ndikim personal, jo me një betejë për vlera apo ide të reja politike.

Demokracia nuk forcohet me kalkulime elektorale individuale, por me bashkëpunim dhe përfshirje. Quajta e çdo kandidati tjetër si “shërbëtor i pushtetit” është një përpjekje për të mbajtur kontrollin mbi opozitën lokale dhe jo për ta forcuar atë.

Vlonjatët meritojnë më shumë se një garë egoje, meritojnë garë idesh dhe rezultate konkrete për qytetin.

Keqardhje që kërkesës për bashkëpunim PD Vlorë iu përgjigj duke "kandiduar" një të majtë pa asnjë kontribut, i cili në 2023-in kundër z. Sharra dhe në 2025-ën kundër PD kërkonte vota për PSD, sikundër punonte nga 2013 e këtej për PS!...


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Kandidati i djathtë në Vlorë i përgjigjet Berishës: Asnjëherë nuk ke dashur një PD të fortë, por të nënshtruar ndaj teje