Përplasje në PD për ‘Antikorrupsionin’, Baçi: Do marrim pjesë në Komision! Bardhi për Report Tv: Vijojmë bojkotin, s'kemi ndryshuar qëndrim

TIRANË- Në Partinë Demokratike duket se po ‘përplasen’ mbi bojkotin e Komisionit Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Luan Baçi deklaroi në studion e emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv se Partia Demokratike do të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit Antikorrupsion me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Baçi shpreh mbrëmë në Report Tv se ky komision ka edhe mbështetjen e ndërkombëtareve dhe nuk mund të bojkotohet.

“Kur ngrihen komisione në parlament dhe kur janë të mbështetura nga ndërkombëtarët ne nuk mund ti bojkotojmë dhe të lëmë PS të bëj si pas qejfit. Opozita për këtë punë është, nëse i bie me këtë logjike po në Kuvend pse të shkojmë ne! Nuk është një marrëveshje por detyrë që ne kemi për ta bërë si deputet në parlament. Në shkojmë dhe në komisione të përhershme parlamentare ne nuk kemi shumicë votash por ne marrim pjesë.

Do të marrim pjesë në komision. Ne ishim ata që kemi kërkuar që ky komision çfarë atributesh do të ketë, çfarë do të reformojë. Pasi është diskutuar në struktura dhe me specialistë mund të ketë një vendimmarrje për të marrë pjesë në komision për të mos lënë mazhorancën që të bëjë çfarë të dojë.’- tha Baçi në Repolitix në Report Tv. 

Por, qëndrim totalisht ndryshe mban kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. I pyetur nga Report Tv, Bardhi mohon të kenë ndryshuar qëndrim për Komisionin Antikorrupsion, pra do të vijojnë me bojkotin. 

“Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi dhe as një diskutim të ri mbi këtë çështje”, tha Bardhi për Report Tv.

Deri tani Komisioni është mbledhur pa praninë e opozitës.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 
1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)
1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/09/2024 12:46

    O çfar tmerri taçi maçi kaçi e Gazmend Ziu politikan. O i shkreti vatan me tē till karagjos. Po a bēhet stani me lepuj ? ? ? E populli tē pres qē nesēr mē mir do jet. Tmerr me kta DERR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë