Pas disa mbledhjeve bojkotim, Partia Demokartike ka ndryshuar qendrim dhe thotë se do të marrë pjesë në Komsionin Antikorrupsion, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Lajmin e bëri me dije deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Për gazetarin Denis Minga, Baçi tha se ai është një komision i cili ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.
‘Kur ngrihen komisione në parlament dhe kur janë të mbështetura nga ndërkombëtarët ne nuk mund ti bojkotojmë dhe të lëmë PS të bëj si pas qejfit. Opozita për këtë punë është, nëse i bie me këtë logjike po në Kuvend pse të shkojmë ne! Nuk është një marrëveshje por detyrë që ne kemi për ta bërë si deputet në parlament. Në shkojmë dhe në komisione të përhershme parlamentare ne nuk kemi shumicë votash pro në marrim pjesë.
Do të marrim pjesë në komision. Ne ishim ata që kemi kërkuar që ky komision çfarë atributesh do të ketë, çfarë do të reformojë. Pasi është diskutuar në struktura dhe me specialistë mund të ketë një vendimmarrje për të marrë pjesë në komision për të mos lënë mazhorancën që të bëjë çfarë të dojë.’- tha Baçi.
Deri tani Komisioni është mbledhur pa praninë e opozitës.
Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.
Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.
I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030
1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)
1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)
M.Q./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
Qenkan rregulluar mire pazaret mes PS e Rithemelimit!
Përgjigju