Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe Arben Ahmetaj janë përfshirë në replika gjatë diskutimeve për taksën vendore. Braçe kërkoi që ndërtesat në pronësi të OJF-ve që ofrojnë shërbime komunitare të mos paguajmë taksë për ndërtesën. “Ndërtesat që ofrojnë shitje librash ta kenë zero taksën e ndërtesës” tha Braçe, por Ahmetaj e kundërshtoi gjatë kohës që po fliste. Braçe reagoi i irrituar duke iu drejtuar “Boll të kam dëgjuar...më dëgjoni ti tani mua”. Propozimi u rrëzua, pasi Ahmetaj tha se “Pushteti vendor mund të bëjë ulje, pasi e ka në kompetenca dhe sugjeroj që të rrëzohet”.
Lajmi kryesor: