-
Përplasje për taksat, Braçe-Ahmetajt: Boll të kam dëgjuar...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe Arben Ahmetaj janë përfshirë në replika gjatë diskutimeve për taksën vendore. Braçe kërkoi që ndërtesat në pronësi të OJF-ve që ofrojnë shërbime komunitare të mos paguajmë taksë për ndërtesën.
3 Dhjetor 2018, 13:25 -
Rrëzohet propozimi i Braçes për heqjen e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë, Rama: Nuk u bë deti kos (Replikat)
Kuvendi ka rrëzuar propozimin e Erjon Braçes për heqjen e tatimit mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Aktualisht për pagat deri në 30 mijë lekë tatimi është zero, ndërsa Braçe kërkoi që fasha të bëhej deri në 40 mijë lekë, por është rrëzuar.
3 Dhjetor 2018, 13:13 -
Braçe kërkon rritjen e taksës për bixhozin te hotelet me 5 Yje, Rama e rrëzon
Në Kuvend po diskutohet buxheti dhe paketa fiskale, ndërsa deputeti Erjon Braçe kërkoi rritjen e taksimit nga 15 në 30% për lojërat e fatit te hotelet me 5 Yje, por kryeministri Rama reagoi duke thënë nuk kemi çfarë të taksojmë kur ende nuk janë afruar investitorët.
3 Dhjetor 2018, 13:18 -
Sandër Lleshaj për herë të parë në parlament si ministër i Brendshëm
Sandër Lleshaj është ulur për herë të parë në karrigen e ministrit në parlament. Pas miratimit të dekretit nga Meta, ai u votua në Kuvend javën e kaluar duke u betuar më pas te Presidenti, ndërsa sot ka shkuar në Kuvend si Ministër i Punëve të Brendshme.
3 Dhjetor 2018, 11:48 -
Miratohet buxheti, rrëzohet propozimi i Braçes për heqjen e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë, Rama: Po bëjmë edhe opozitën
Miratohet me 76 vota pro projektbuxheti i vitit 2019 dhe ndryshimet në paketën fiskale. Kuvendi rrëzoi me 63 vota propozimin e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për heqjen e tatimit e pagave deri në 40 mijë lekë. Rama vlerësoi buxhetin, pasi sipas tij rrit pagat, zeron taksën mbi imputet bujqësore dhe nxit zhvillimin. Shefi i qeverisë e vlerësoi si të frytshëm debatin brenda shumicës, referuar diskutimeve me Braçen, ndërsa u shpreh se në mungesë të PD dhe LSI po bëjmë edhe opozitën.
3 Dhjetor 2018, 09:23