Debate të ashpra në Kuvend/ Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Je fundërrinë (VIDEO)

TIRANË - Përplasje të ashpra në Kuvend mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere te ABI Bank. Por përgjigjia e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme duke iu drejtuar Berishës se ai familjes së tij "i ha ato që nuk thuhen". As përgjigjia e Berishës nuk vonoi kur iu drejtua Ramës me fjalët "fundërrinë që u merr shokëve gratë, je njeri që mohon djalin tënd". Kjo është përplasja e parë direkte mes kreut të qeverisë dhe parardhësit të tij në Kuvend ku nuk kanë kursyer as akuzat dhe ofendimet e ndërsjella. 

 

Debati në Kuvend mes Ramës dhe Berishës

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë. 

Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s'të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.

Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t'i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tëndë. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka pguar para për një fotot me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s'ke kanun dhe s'ke moral, as kushtetutw, as nder… Por t'i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.

Sali Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore.

Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit.

Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu... Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është... nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.

Pikënisja e debatit mes Berishës dhe Ramës ishte intestigimi i redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të "kazanit" të Tiranës. Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA... 

"Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i "kazanit" të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë. Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t'i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qebveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t'ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t'ju them, do t'ju informoj. Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë", u shpreh Rama. 

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Ramës i cili tha se ai nuk udhëtonte dot më drejt SHBA, deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. "Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz", tha Berisha. 

Debatet e plota në Kuvend, kliko këtu


Lajmi kryesor:

Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranoni propozimin ose populli do pastrojë Kuvendin (VIDEO)


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ixen: 01/02/2019 18:12

    rrofte 1000 vjet Edi rama eshte me i miri .

    Përgjigju
  • Ledi: 01/02/2019 02:58

    Mir Si nuk I ka than ti hashe pjeshken hahha psikopater te dy.

    Përgjigju
  • Albanistan: 01/02/2019 00:57

    pra keto njerez kemi patur dhe kemi si udheheqes , turp me vjen qe jam shqiptare

    Përgjigju
  • Justice: 31/01/2019 22:15

    Keta maskarenj duhen shporrur nga aty,nese duan te shahen le te shkojne ne ndonje bilardo,por jo ne parlament.Turp tju vi maskarenj te ndyre.te gjithe palet jeni NJESOJ.

    Përgjigju
  • Ghicago: 31/01/2019 17:37

    Sa turp ne vend qe te meren me hallet e popullit sala po i njenti avaz po i degjoj njerzit se cfare flet ky njeri po te degjoni se cfare flet planfleti per qeverin e saliut ju habiteni o popull nuk i vjen keq saliut per ju i vjen keq per tokat qe kane femijet e tij per gjithcka o zot ndihmohe kete populli boll boll jemi te lodhur s-b-i-m sali basha ilir monika k zot kur do zhduken keta

    Përgjigju
    • Mali: 31/01/2019 19:37

      O SALI O LEGEN.LLAFEZAN I MARRË...PSIKOPATË KRIMINELË I REGJUR.VRASËS I NDYRË...AKOMA VAZHDON ME AVAZIN E VJETËR...IK SHPORRU O FYTYRË E NXIRË E KOMBIT SHQIPTAR...LE NAM O PSIKOPAT...

  • Dory: 31/01/2019 16:52

    O plaku mere ke marre fund me te gjitha po je bere si ato grate llafazane... Sa turp qe parlamenti mban nje njeri si ty... Ti do varur ne mes te sheshit o maskara njeri

    Përgjigju
  • aron: 31/01/2019 16:39

    te thuash te verteten edhe nese ajo nganjere vret te bejn idiot ne komente nuk jam me asnje parti por te dy keta thojne te verteten e di ter bota se cfare jan njeri esht tiran e tjetri eshte pervers e imoral ....

    Përgjigju
  • Drejtesia: 31/01/2019 14:39

    Ky plak dordolec duhet te ndeshkohet nga drejtesia qe te bjere rehat ky popull nga cakerdisjet e ketij monstre.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 31/01/2019 14:32

    Moj Liri,po mbledhe tet shoq,dhe jepi ilacet se ka rrjedhur komplet idioti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare