Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve kundër masave anti-COVID në Londër dhe Berlin

Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve kundër masave anti-COVID në Londër dhe Berlin

Në bazë të masave kufizuese aktuale në Angli, protestat nuk renditen si një "justifikim i arsyeshëm" për largimin nga shtëpia. Një numër i vogël protestuesish kundër bllokimit u mblodhën përpara një marshimi të planifikuar në Westminster. Scotland Yard tha se Londra mbetet në një krizë shëndetësore dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Demonstrata erdhi pasi më shumë se 60 deputetë dhe kolegët i shkruan sekretarit të brendshëm duke kërkuar një ndryshim në legjislacionin e Covid-19 për të lejuar protestat gjatë bllokimit.

Edhe në Gjermani kishte protesta të kundër masave antiCovid,ku protestuesit u përplasën me policinë, të cilët në disa momente I goditën me spraj dhe shkopinj gome kur ata po përpiqeshin të thyenin barrierat e policisë.

Disa grupe, shumica prej tyre përfaqësues të ekstremit të djathtë kishin bërë thirrje për protesta të shtunën në qytete anembanë vendit.

Në Berlin, rreth 1,800 oficerë policie ishin në gatishmëri për trazira të mundshme, por vetëm disa dhjetëra protestues u mblodhën në Portën e shënuar të qytetit Brandenburg.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj