Përplasjet Berisha-PD për inceneratorët! Selia Blu: Të korruptuarit dhe non grata-t janë kundër komisionit! Berisha: Ky komision kërkon të varrosë çështjen

Përplasjet Berisha-PD për inceneratorët! Selia Blu: Të korruptuarit dhe non grata-t janë kundër komisionit! Berisha: Ky komision kërkon të varrosë çështjen

Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve që Sali Berisha i bëri komisionit hetimor për inceneratorët  nga foltorja e Kuvendit. PD shkruan se personat “non grata” dhe të korruptuar nuk mund të hedh poshtë punë  e komisionit.

PD shkruan se qëllimi i vetëm i personave “non grata” është të  mbrojë të korruptuarit.

“Përpjekjet e “non gratave” të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. Aleanca e të korruptuarve nuk do ta ndal PD-në t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Çdo ditë është dhe më e qartë se si janë përfshirë ministra e funksionarë të lartë në shkelje të çdo ligji. Një ndër ta është Arben Ahmetaj.Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.Arben Ahmetaj ka dhënë miratimin për t’i dhënë koncesionin kompanisë “Albtek Energy” me një procedurë që është në kundërshtim me ligjin.

Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore. Koncensoni iu dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit. Edhe sot vazhdojmë të paguajmë para për procedura korruptive, për kontrata korruptive.430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugallën. Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.” thuhet në reagimin e PD.


Lajmi kryesor:

Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës, të parët duan ta zhbëjnë ndërsa i dyti ta minimizojë, është patericë e regjimit


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!