Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin deklaroi se pamjet e mbrëmshme nga përplasjet mes policisë dhe emigrantëve ishin të tmerrshme dhe i siguroi qytetarët se do të nisë një hetim për përplasjet që shpërthyen në orët e vona të së hënës.

Njerëzit postuan foto dhe video në mediat sociale të policisë që godiste protestuesit.

“Disa nga imazhet e shpërndarjes së kampit të paligjshëm të emigrantëve në Sheshin Republika janë tronditëse,” shkroi Darmanin në Twitter në orët e para të së martës, duke shtuar se ai po kërkonte një raport të plotë për incidentin.

Vullnetarët u ishin bashkuar emigrantëve dhe të gjithë së bashku brohorisnin "dokumente për të gjithë, strehim për të gjithë!" .  Policia më vonë përdori gaz lotsjellës dhe i ndoqi ata nëpër rrugë, duke i rrahur me shkopinj. Ndërkohë që emigrantët u shprehën se policia ishte tejet e dhunshme me ta.

Ndërkohë një javë më parë, policia kishte larguar një grup më të madh, të paligjshëm të emigrantëve pranë stadiumit kombëtar francez të sporteve.

Franca u është bashkuar shteteve të tjera evropiane, si Italia dhe Britania, në qëndrimin e ashpër ndaj emigrantëve, e përkeqësuar ndjeshme pas konfliktit në Siri.

Presidenti Emmanuel Macron ka miratuar një politikë të ashpër ndaj emigrantëve të parregullt, shumë prej të cilëve e shohin destinacionin e tyre përfundimtar Mbretërinë e Bashkuar.