Përplasjet mes Ministrisë së Brendshme dhe Metës ngrin prej dy muajsh vetingun në polici

Dihet kur nisi por nuk dihet se kur do të përfundojë vetingu në polici. Prej nëntorit të vitit të kaluar e deri më sot, vetëm 20 drejtues madhor të Policisë, SHCBA dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit nga 300 që ishin parashikuar për tu vetuar. Kalvarit të gjatë të problemeve me këtë proces së fundi i është shtuar edhe presidenti Ilir Meta. Prej dy muaj përplasjet me presidentin e kanë ngrirë vetingun në polici.

Shkak i këtij ngërçi është bërë përfundimi afatit ligjor dhe përplasja institucionale mes Ministrisë së Brendshme dhe Presidencës për disa ndryshime në ligjin për vetingun në polici.

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit procesi i vetingut do të rikthehet sapo të miratohen ndryshimet e propozuara nga ministri i brendshëm. Këto propozime  lidhen me shtyrjen pa afat të procesit të vlerësimit për 300 gradat madhore në polici si dhe dhënien e atributeve SHCBA për të vetuar efektivët në grada më të ulëta.

Propozimet morën dritën e jeshile nga komisioni i sigurisë por ishte presidenti, Ilir Meta që nuk dekretoi ndryshimet me argumentin se po përdoren për interesa politike.

Prej këtij momenti procesi është ngrirë ku i fundit që kaloi në sitën e vetingut ishte Bledar Çeliku më 2 qershor.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit