Të paktën 52 palestinezë në Gaza janë qëlluar për vdekje nga trupat izraelite dhe rreth 2400 janë plagosur pas përleshjeve të përgjakshme që shpërthyen në kufi, thonë zyrtarët palestinezë.
Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, e cila ka zemëruar palestinezët. Ata e shohin atë si një mbështetje amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin, pjesa lindore e të cilit janë palestinezët.
Viktima e parë që quhet Anas Hamdan Qdeih, një 21-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në lindje të Khan Younis, sipas ministrisë, në një ditë demonstratash masive përgjatë kufirit të Gazës.

(Protestat në Gaza)
Sundimtarët islamikë të Gazës, Hamas, kanë bërë protesta masive në "Marshin e Madh të Kthimit" për gjashtë javët e fundit. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.
Një djalë 14-vjeçar u plagos, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, e cila ka lajmëruar se rreth 2200persona kanë mbetur të plagosur.
Ushtria e Izraelit tha se 10,000 protestues të dhunshëm ishin mbledhur përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e tyre po vepronin në përputhje me procedurat standarde.
Izraeli feston edhe 70 vjetorin si shtet, pasi u themelua në 1948.
Komente









