Përplasjet në PS, Rama: S’kam bërë
presion, Dogjani: Greva më sëmuri
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka vijuar debati mes deputetit të qarkut të Kukësit Asllan Dogjani dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Kreu i PS mohoi presionin ndaj socialistëve kuksianë, ndërsa ligjvënësi tha se kështu po shkatërrohet partia.
TIRANE - Ashtu sikurse është paralajmëruar mes kreut të PS Edi Rama dhe deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani janë shkëmbyer replika në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist. Shkak për këtë debat me sa duket ka qënë qëndrimi i kreut të PS, i cili i është shprehur dhe deputetit Dogjani që të kontribuonte në zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit për PS, pasi në Kukës do të kandidonte njeri tjetër në vend të tij. Deputeti i Kukësit mësohet të ketë akuzuar Ramën se po shkatërron strukturat e PS dhe se po ndërmerr emërime e shkarkime brenda PS pa u konsultuar me strukturat e partisë.
Dogjani ka arritur deri aty sa t’i shprehë në sy të të gjithë deputetëve socialistë se Rama nuk është i pazëvëndësueshëm në postin e kryetarit, madje ai e ka akuzuar për kërcënime direkte drejtuar socialistëve. Mësohet se Rama ka reaguar pas këtyre akuzave duke u shprehur se nuk u ka bëre asnjë lloj presioni anëtarëve socialistë.
“Unë kam qëndruar 20 ditë në grevën e urisë duke sakrifikuar gjithçka si gjithë të tjerët. Jam sëmurur në këtë sakrificë sublime dhe akoma nuk jam sistemuar me shëndetin. Kam kontribuar në PS gjatë gjithë kohës së angazhimit tim dhe për këtë mund të pyesësh në qarkun e Kukësit. Mbështetësit e mi kanë dashur të djegin bluzat e grevës së urisë në Kukës në shenjë proteste kundër vendimit tuaj, por nuk i kam lejuar. Unë vërtet nuk jam i pazëvendësueshem, por dhe ju nuk jeni iu pazëvendësueshëm”, mësohet të ketë thënë Dogjani në grup. Duke nënvizuar se situata në PS e këtij rrethi është e komplikuar dhe e rënduar.
(Foto: Edi Rama dhe Asllan Dogjani)
Kreu i PS ka dhënë përgjigjien e tij, sipas të cilës janë respektuar të gjitha pikat e statutit për këtë rast. Pas debateve Rama është larguar nga mbledhja, për të shkuar në një aktivitet ekonomik të ambasadës gjermane. Debatet mes Ramës e Dogjanit kanë lindur lidhur me çështjen e zgjedhjeve në PS, Kukës. Por, për Ramën të drejtën ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit dhe është konsultuar me Gramoz Ruçin, kryetar të Asamblesë së PS, njëherësh kryetar i grupit socialist si dhe Blendi Klosin, sekretarin e organizimit në Partinë Socialiste. Strukturat e PS në rrethin e Kukësit janë përfshirë në debate të ashpra prej disa ditësh. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga anëtarët socialistë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Rama i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skëndër Ahmeti. Një gjë e tillë sipas Dogjanit, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje të rregullave të PS.
Redaksia online
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.1%
-
Jo
80%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52