Përplasjet në UBT, Shahini: Palët do ulen për të gjetur një dakordësi

Nga komisioni i medias ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komentuar përplasjet në UBT për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare. Duke theksuar nevojën që ka Tirana për shkolla të reja, Shahini tha Tirana është qyteti i vetëm në Shqipëri që ende bën mësim me dy turne.

Ndërsa bëri të ditur se lidhur me ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, pritet që përfaqësues të UBT të ulen në një tryezë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e arsimit për të arritur një dakordësi.

Konflikti në UBT na ka mërzitur me thënë të drejtën, për shkak se hapësira për të cilën po flasim është një pronë private, e cila është shpronësuar për shkak se nevojat për shkolla të reja në Tiranë janë shumë të mëdha. Tirana është një nga vendet e vetme në Shqipëri ku mësohet me dy turne, dhe që kjo të evitohet kanë filluar të ndërtohen shkolla të reja, dhe Bashkia Tiranë bën shumë mirë që bën këtë gjë. Tani, ajo çfarë duhet të bëjme, dhe do bëjmë është të ulemi të gjithë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje që UBT mos  të ndihet që këtu është marrë një vendim pa u konsultuar me ta. Ne e kuptojmë që kjo është afër kampusit, por nuk është pjesë e kampusit. Dhe sot do kemi edhe një takim me rektorin, me disa nga udhëheqësit e universitetit, me kryetarin e Bashkisë, që ti japim drejtim kësaj”, deklaroi Shahini. 

Ndërkohë në Kodër-Kamëz ka pasur edhe sot protestë  kundër projektit për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare. Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethin e fidanishtes, në të cilën do të zërë vend projekti i Bashkisë.                               Karta e studentit ishte një tjetër tematikë e prekur nga ministrja. Duke qenë se është një prej pikave kryesore të paktit për universitetin, ajo lajmëroi se në shtator të 2019 do të ketë përfunduar çdo procedure dhe do të jetë gati për vitin e ri akademik.

“Karta e studentit nuk është vetëm vështirësia e marrëveshjes me institucionet private, që është e vështirë në vetëvete, sepse duhet të negociohet shumë që të arrijmë lirime të ndryshme për studentët. Kemi dhe probleme të tjera se psh mungesa e një sistemi të teknologjisë informative në universitete, që vështirëson shumë punën. Kemi vështirësi të ndryshme, të cilat do ti hasim rrugës, por I kemi marrë të gjitha parasysh kur kemi kalkuluar orarin. Jam e bindur që në shtator të 2019, ne do të jemi gati që në tetor studentët të jenë me kartën e studentit”, u shpreh Shahini.

Diskutimi për Arsimin e Lartë u ndal edhe tek “Pakti për Universitetin”, ku ministrja u shpreh se vihet re progress në plotësimin e kërkesave, duke sqaruar se vonesat për shpërndarjen e bursave kanë ndodhur për shkak të shtyrjes së aplikimeve si edhe mungesës së dokumentacionit paraqitur nga studentët përfitues.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja