Akuzat për paligjshmëri/ Tërhiqet Këshilli Drejtues, pezullon garën për drejtorin e RTSH

Akuzat për paligjshmëri/ Tërhiqet Këshilli Drejtues, pezullon garën për drejtorin e RTSH

RTSH

TIRANË- Pas thirrjes nga Komisioni parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së, vendosi me shumicë votash që të pezullojë procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri të RTSH-së. Gara është pezulluar deri kur të zhvillohet një seancë dëgjimore në Komisionin për Mediat javën e ardhshme. 

Në një mbledhje urgjente të zhvilluar sot nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me 9 vota pro u vendos të zhbëhet vendimi i mbuluar me paligjshmëri që skualifikoi nga gara 8 kandidatë dhe la në përballje vetëm 2 prej tyre, drejtuesen e komanduar Aurora Polon dhe Jetmir Shpuzën.

Vendimi erdhi pasi kryetarja e komisionit të Medias, deputetja demokrate Ina Zhupa dhe nënkryetarja socialiste Evis Kushi, kërkuan ndërprerjen e procesit dhe rikthimin në garë të të gjithë kandidatëve, ndryshe paralajmëruan deri në shkarkim të anëtarëve të Këshillit drejtues të RTSH-së.

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit më 27 janar u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

EMRAT që kandiduan për postin e drejtorit të përgjithshëm në RTSH
1. Harilla Koçi
2. Jetmir Shpuza
3. Enrik Mehmeti
4. Floriana Paskali
5. Eni Vasili
6. Ermal Hoxha
7. Aurora Polo
8. Kliton Rama
9. Flamur Buçрарај
10. Laureta Roshi

Vendimi i Këshillit Drejtues për pezullimin e garës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani në ‘listën e zezë’, pesë futbollistët që Interi kërkon të largojë

Kristjan Asllani në ‘listën e zezë’, pesë futbollistët që Interi kërkon të largojë