Pasi mungoi në seancë plenare bashkë me të tijtë, kreu i PD-së, Sali Berisha zgjodhi t’i komentojë nga rrjetet sociale aktet e dhunës të ndodhura në protestën para Kuvendit.

Kreydemokrati publikoi një video të një protestuesi të dëmtuar, për të cilin shkruajti se ‘pasi e përgjakën, narkopolicët lanë duart si Pilati’.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe gjakosjen e protestuesit paqësor”, shkrujti Berisha në rrjetet sociale.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve, Berisha thotë se PD solidarizohet me protestuesit, ndërsa qeveria sipas tij tregoi se është e gatshme për çfarë do lloj akti në mënyrë që të mbrojë pushtetin.

“Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha mes të tjerash Berisha.

R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Qershor, 22:00

    Pas 30 ditësh, si ju duket fryma që po merr protesta?