Përplasjet për 'Kushtetuesen'/ Ish-presidenti Bamir Topi: Beteja politike ka dalë në shesh! Meta nuk më ka ftuar ende

Krizën politike në vend, ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur individuale mes aktorëve politikë dhe jo mes institucioneve. Përplasjet mes qeverisë dhe presidentit, Topi i quajti beteja politike.

"Bie dakord me pohimin që krizat vijnë, riciklohen. Ka vite që diku qetësohet. Jemi në një krizë reale. Disa nga aktorët kanë tentuar që ta mohojnë. Politika në Shqipëri është e sëmurë. Unë do të ktheja në kujtesë momentin kur përplasja mes Berishës dhe presidentit u bë e dukshme. Në 21 prill 2008. Kompetencat presidenciale janë po njësoj por ka ndryshuar mjeti i presidentit ndaj parlamentit. Çdo mazhorancë mund të zgjedhë edhe presidentin. Ajo që e vuan është arkitektura institucionale e shtetit. Derisa palët janë një betejë politike secili është në pozicionin e vet. Ne kemi simptoma të qarta të një republike kryeministrore. Unë mendoj që këtu beteja politike ka dalë në shesh. Dy duar për një kokë. Nëse mazhoranca tenton ta përdorë politikisht secili përdor mjetet e veta. Dikur kishim përplasje por institucionet ishin në këmbë. Unë mendoj të mos e personalizojmë. Sot po përplaset individët dhe jo institucionet. Unë nuk mund t'i jap këshillë presidentit. Ne e kemi pasur shumë te lehtë. Unë kam qenë i bindur që nuk do arrija gjë. Problemet kushtetuese i takojnë institucioneve", u shpreh Topi.

Topi tha se nuk është ftuar institucionalisht nga presidenti Ilir Meta për të folur lidhur me këtë krizë, ndërsa shtoi se nuk do e refuzonte një ftesë të tillë. "Kjo varet nga Zoti Meta, nëse ai do të më ftojë do jem i pranishëm". tha Topi.


Lajmi kryesor:

Ngërçi në Kushtetuese/ Ironia e Patozit: Krizë e 'fabrikuar'! Kur Meta thotë të marrim armët, Basha del takon fermerët (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari