TIRANE- Kryetari i bashkisë së Prrenjasit ka futur emrin në listën e pastrehëve për kredi të butë. Bashkë me emrin e tij, në këtë listë janë dhe anëtarë të stafit të tij. Kjo është denoncuar nga këshilltari i majtë në këtë bashki, Xhemal Bega.
Sipas tij në listë nuk janë përfshirë të pastrehët e vërtet por ato janë të manipuluara. Një gjë të tillë ka denoncuar dhe kreu i këshillit bashkiak, përfaqësues i AK Myslim Karriqi, sipas të cilit kreu i bashkisë nuk ka qenë kurrë i pastrehë dhe si i tillë se ka emrin në asnjë listë të mëhershme.
Nga ana tjetër kreu i bashkisë Karriqi, ka pranuar statusin e të pastrehut pasi sipas tij ai plotëson kriteret e vendosura nga bankat. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ai tha se është i pastrehë që në vitin 1993 e s'ka asnjë abuzim në këtë veprim. Lexoni intervistën e plotë në gazetën Shqiptarja.com LEXONI INTERVISTEN E PLOTE
/Shqiptarja.com