Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugorë Përrenjas- Qafë Thanë, ku janë përplasur dy automjetet dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vend ku ka ndodhur aksidenti kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë duke bërë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi  i policisë

Më datë 01.01.2018 në aksin rrugor Prrenjas - Qaf Thanë në fshatin Rrajcë Fushë janë përplasur tre automjete.

Mjeti tip "Benz" me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh.

Si pasojë janë aksidentuar katër shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip "Benz" me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com