Ylli Pata: Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

Ylli Pata: Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sa herë Ilir Meta i futet historisë, është më shumë se parodi, e padyshim jep aq material për satirën politike reale sikur në Shqipëri të ekzistonte.

Meta sot foli për Musolinin, duke nënkuptuar Edi Ramën, e Klareta Petaçin, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, por këto sipas të gjitha gjasave nuk i ka marrë vesh njeri. Pasi zhytja e Ilir Metës në histori, është më shumë se kabare, është një histori zbativëse e një nate dimri.

Por përtej kësaj, Ilir Meta është ngjitur në selinë blu për të takuar Sali Berishën, pikërisht pasi nga Amerika ka mbërritur një “raketë” politike interkontinentale.

E pas lëshimit të kësaj “rakete” nga Gabriel Escobar, Ilir Meta dha të kuptojë se ai do të vizitojëe gërmadhat e objektit të bombarduar, i cili duhet thënë se ishte frikësuar disi.

E siç dy javë më parë, Meta e vizitoi sërish Sali Berishën në një ditë të zezë për të, duke bërë të ditur se Doktori mund të jetë një “super politikan” po pa kreun e Partisë së Lirisë nuk bën dot.

E këtë Meta e tha hapur kur doli, i cili tha se referendum i tij ishte njëjtë me primaret e doktorit. Referendumi i Ilir Metës është pikërisht operacioni që ai ndoqi për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë, e cila quhej 5 minuta më parë Lëvizja Socialiste për Integrim. Referendumi për Ilir Metën është kur ai u bë kryetar i Partisë së re që u lind pa vdekur LSI, që ja mori as më pak e as më shumë por gruas së tij Monika Kryemadhi.

Edhe Primaret e doktorit, nuk se ndryshojnë shumë nga referendumi i Metës. Ndryshe nga kreu i PL, Berisha nuk ka bërë rrokadë me të shoqen, por afërsisht si Meta, familja e tij ka shumë fuqi në njerëzit që bëjnë opozitë. Madje njerëzit që e konsiderojnë veten opozitarë, kur duan të kritikojnë lidershipin thonë “nuk jemi ftuar te syri”.

Primaret e Berishës, janë tekstualisht siç e ka thënë “kandidati” për Tiranën Ilir Alimehmeti. “U takova me Berishën kokë më kokë dhe u poq vendimi”, tha ai në një intervistë në televizionin e familjes. E gallata këtu është që disa media “të pavarura” flasin për primare, kur në këtë rast flitet thjesht për një përzgjedhje nga shijet e doktorit dhe tarafit rreth tij.

Primare apo referendumi politik brenda partisë është një procees që Shqipëria nuk e ka bërë ende, nëse duhet ta bëjë, do të duhet të miratojë një varg rregullash për mbarëvatjen e primareve dhe mkbrojtjen e votës. Por ndërsa tek ne dhe vota kombëtare ruhet nga militantët, e bën këtë proces që është rutinë në Perëndim si “Mollë e Ndaluar”. As më pak kur flet Ilir Meta, i cili partinë  tij e ka bërë rokadë mes tij dhe gruas, e Berisha që shkatërroi partinë të cilën e drejtoi vetëm se e përjashtoi.

Megjithatë përtej këtij konteksti, vajtja e Metës te Berisha ishte një ultimatum politik, të cilin doktori e miratoi pa një pa dy. E shpalli një protestë më 12 nëntori, të cilën e përkrahu edhe Meta. Po përveç protestës, Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë