Rreth një muaj më parë Katy Perry dhe anëtari i grupit “One Direction”, Niall Horan me shaka deklaruan se ishin fejuar vetëm pak ditë pas takimit të tyre në Japoni.
Duket se pas shakasë një miqësi e ngushtë ka nisur mes tyre, pasi ata janë fotografuar duke u takuar për një darkë në Nju Jork.
Ata kanë hyrë të ndarë nga njëri-tjetrin brenda në restorant mbrëmjen e djeshme.
Katye ishte përshtatur ndaj të ftohtit dhe u shfaq e veshur me një pallto dhe një palë çizme në ngjyrë kafe.
Ajo gjithashtu kishte vënë në kokë një kapuç në ngjyrë blu.

Niall u shfaq “casual” me një palë xhinse, një bluzë dhe një xhaketë gri.
Pas darkës me këngëtaren ai ndaloi duke bërë fotografi me fansat të cilët e prisnin jashtë restorantit.
Një muaj më parë Niall postoi një foto së bashku me Perry-n në diçiturën e së cilës shkruante:- “Ajo tha po. Jam shumë i lumtur!Haha”.
Pavarësisht këtyre ata duket se gëzojnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com