Këngëtarja Katy Perry dhe i dashuri i saj aktual John Mayer kanë preferuar të festojnë ditën e të dashuruarve duke darkuar në një restorant në Kaliforni.
Të buzëqeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin ata janë fotografuar nga paparacët e shumtë, të cilët ishin në dijeni të vendndodhjes së tyre.

Perry u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ndërsa Mayer dukej mjaft shik.
Gjithashtu binte në sy çanta që Katy mbante në dorë, e cila me siguri do të ketë qenë dhurata që Mayer i ka dhuruar me rastin e kësaj feste.

Sipas mediave të huaja romanca e tyre është duke shkuar mjaft mirë gjykuar edhe nga fama si “Don Zhuan” e John Mayer.
Gjatë një interviste ai është shprehur se kjo ishte një lidhje me rëndësi për të, duke mos përjashtuar mundësinë e një kurorëzimi në martesë me këngëtaren e njohur.

Ndërkohë për Katy Perryn kjo është lidhja e radhës pas divorcit nga bashkëshorti i saj Russell Brand.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com