Galeria Kombëtare e Arteve dhe British Council njoftojnë për çeljen e ekspozitës “Kotësia e Dallimeve të Vogla” nga data 2 nëntor deri më 5 dhjetor.
Grayson Perry është fitues i çmimit “Turner”, një nga çmimet më prestigjioze bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar. Një fakt interesant rreth këtij personazhi është se ai e tërhoqi çmimin i veshur si një grua, e cila përfaqëson alter egon ‘Claire’, për të treguar interesin e tij në identitet, që gjendet gjithashtu në artin e tij.
“Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perëndimor pritës i ekspozitës. Më parë, ekspozita u mbajt në Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë edhe Banja Luka. Hyrja në ekspozitë është falas.”, njoftojnë organizatorët.
Grayson Perry për veprat e tij përdor mediat tradicionale si tapiceritë, qeramikat dhe grafikat për të shqyrtuar joshjen e tij me problemet bashkëkohore sociale.
Kjo ekspozitë përmban gjashtë tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së William Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli, ku ai u frymëzua për ekspozitën.
“Kotësia e dallimeve të vogla” është bashkëpronësi e The British Council Collection, Arts Collection e Southbank Centre në Londër.
[gallery]24418[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

FOTO









