Përse Durrësi duhet të kujdeset për vilën mbi kodër

Përse Durrësi duhet të kujdeset për vilën mbi kodër

Vila e Ahmet Zogut

Vila mbi Kodër duket se ka mbetur në mëshirë të qytetit, që u krenua për vite me radhë me madhështinë e saj. Mjafton që Bashkia e Durrësit ta rikthejë vëmendjen drejt kësaj trashëgimie.

Vila mbi kodrën e Durrësit, që njihet më së shumti si Vila e Zogut, mbetet një nga godinat më tërheqëse të qytetit. E megjithatë, marrëdhënia e saj me qytetin është zbehur thuajse tërësisht.

Pas shkatërrimit të mjediseve të brendshme gjatë trazirave të vitit 1997 dhe rikthimit të pronës te familja Zogu, Bashkia e Durrësit ka hequr dorë nga kujdesi për territorin e vilës.

Mungesa e gjelbërimit dhe rreziku nga rrëshqitjet janë dy elementë të pranishëm pranë godinës thuajse shekullore të Durrësit.

E ndërtuar në mesin e viteve 1920, vila në kodër funksionoi fillimisht si rezidencë presidenciale dhe më pas si pallat mbretëror i Ahmet Zogut. Gjatë viteve të komunizmit, ajo e ruajti statusin e rezidencës qeveritare dhe shërbeu për pritje.

Arkitektët dhe specialistët e trashëgimisë kulturore kanë theksuar shpesh vlerat e kësaj godine, por ajo nuk e fitoi asnjëherë statusin e monumentit të kulturës.

Pozicioni i vilës në lartësinë 98 metra; kartolinat e shumta që ende qarkullojnë me imazhin e saj si dhe prania e vazhdueshme e vizitorëve në rrugën që ngjitet drejt Kullës Anzhuine dhe farit të anijeve do ta bënin këtë godinë një atraksion për turistët e qytetit të Durrësit.

Por planet për restaurimin e saj mungojnë si nga familja Zogu ashtu edhe nga bashkia e Durrësit.

Ndërhyrjet që mund ta shpëtojnë godinën nga rreziku i rrëshqitjeve dhe mungesa e gjelbërimit nuk janë kryer prej shumë kohësh. Në pjesën juglindore të saj, kodra është thuajse e zbathur krejtësisht nga gjelbërimi, ndërsa zjarret e ndezura nga pakujdesia ose keqdashja i kanë tharë plotësisht mjaft prej pishave me moshë shumëvjeçare.

Themelet e ndërtesës aktualisht kërcënohen nga rrëshqitjet, një fenomen mjaft i pranishëm në këtë zonë që nga fillimi i viteve 2000. Ndërsa ndërtimet e shumta ngjitur me godinën e rrezikojnë edhe më tej atë.

Vila mbi Kodër duket se ka mbetur në mëshirë të qytetit, që u krenua për vite me radhë me madhështinë e saj. Mjafton që Bashkia e Durrësit ta rikthejë vëmendjen drejt kësaj trashëgimie.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çimi: 05/09/2022 17:57

    Me sa kam parë në një televizion shqiptar vite më parë, vila e Zogut në Durrës, ish "Pallati i Pionierëve" në Tiranë dhe ndonjë tjetër janë ndërtuar me kredi rreth 10 milion franga të dhëna nga shteti Italian. Më pas Ahmet Zogu ia fali vetes së vet me dekret të gjitha këto ndërtesa veprim që në gjykimin tim ka qenë vjedhje me ligj nëse e ka pasur këtë të drejtë ligjërisht. A mund t'a risillni në vëmendje të publikut trajtesën tuaj mbi këtë çështje?

    Përgjigju
    • Shaqo: 07/09/2022 11:37

      Prona te shtetit i jepen nga Saliu, personit te urryer dhe te pa deshiruar nga shqiptaret. Gjeni neper arkiva si eshte ndertuar dhe kush ka investuar. Ne Itali iu dha e drejta familjes mbreterore te kthehej e te rimerrte vetem shtetesine dhe asnje te drejte trashegimie mbi ish pronat e saj. Ndersa ne, me me tradite mbreterie ku e ku me italianet, vazhdojme t'i bejme dhurata duje ia falur dhe floririn e vjedhur. Turp per keta qe kemi ne krye,

  • redi: 05/09/2022 14:46

    Vila ezogut simbol ivecante per Durresin .Ajo sot eshte prone e Leka Zogut dhe vetem ai mund te merret me rikonstruksuonin e saj lugjerusht .Mundesia e Bashkise Durresit eshte ta bleje ate nese familja zogu oranon dhe te behet prone e saj.Ne vilen koder mund te ngrihet nja nga kazinot me te bukura ne ballkan dge fitinet te perdoren nga bashkia per mirembajthen e saj dhe per investime te ndryshme.Nuk eshte gabim qe bashkia ta perdor si bisnes te saj si ne Monte Karlo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu