Përse PD i është turrur Teatrit?

Përse PD i është turrur Teatrit?

Teatri Kombëtar

Ka disa muaj që opozita e sotme, ose më mirë të themi PD, i është turrur Teatrit Kombëtar, duke u kapur fort pas tij, (si i mbyturi pas barit) duke e kthyer gjithë vëmëndjen opozitariste nga godina 80 e ca vjeçare, e cila duhet thënë se deri sot ka shërbyer denjësisht për nxitjen dhe zhvillimin e artit skenik shqiptar. Ka disa muaj që PD e sotme, e gjendur në ankth, frikë, panik politik, klasor e social, i është turrur Teatrit Kombëtar, duke mos lënë gjë pa bërë, pa sajuar, pa thënë dhe pa kurdisur, me pretendimin se gjoja “po shembin kujtesën kombëtare, po shembet simboli historik i një qyteti dhe i artit skenik shqiptar”.

E kush do ta besonte se zoti Basha dhe shpura e tij diletante, e ka serioisht kur prej muajsh nuk merret me problemet e veta dhe të partisë por merret me një godinën e Teatrit Kombëtar, që nuk vlen as për kauzë dhe as për objekt opozitarizmi. E kush do ta besonte se skuadra e PD sotme e ka seriozisht mbrojtjen e një godine kur në 20 e ca vjen, u shembën dhe shpërfytyruan dhjetra e dhjetra objekte historike dhe arkeologjike me firmën e ish-ministrave të qeverisjes saj. Përseja e turrjes së kësaj PD ndaj Teatrit Kombëtar, ka patur dhe ka një shkak të vetëm, shterpësinë e një objektivi dhe programi të qartë politik si parti opozitare, e cila synon që shqiptarët të besojnë se “zoti Basha po mbron vlerat historike dhe kujtesën kombëtare”.

Por në fakt kush është dhe cilin përfaqëson sot PD kur del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, apo kur ndan në “demokratë dhe socialistë” aktorët dhe artistët e vjetër dhe të rinj, apo kur lidershipi saj deklaron se “do ti vëmë minat kullave”, duke të kujtuar diçka të tmerrshme që lidhet me vitin e zi 1997. Qysh nga janari 2018 deri sot PD nuk po I ndahet Teatrit Kombëtar, objekt për të cilin sa ishte në pushtet nuk u kujtua fare. Madje zoti Basha prej muajsh kërkon “seancë dëgjimore me Erion Veliajn, Mirela Kumbaron, me kryeministrin Edi Rama, pastaj me gjysmën e aktorëve, duke mos takuar gjysmën tjetër, duke krijuar skena dhe skenarë që as regjisori më i paaftë nuk do ti pranonte ti bënte film.

Por ja që këto janë “filmat e PD”, skenat dhe prapaskenat e saj, që duke u marrë me “nostalgjinë e Teatrit Kombëtar”, ka harruar që shqiptarët kanë edhe halle dhe probleme të tjera si punësimi, strehimi, rendi dhe qetësia, mjedisi i pastër dhe siguria kombetare, integrimi në Europë dhe rritja e mirëqenies familjare. Turrja pas Teatrit dhe “teatri turrjes” pas berihait, mbetet gjetja më e turpshme e një dore të vetme e mbështetur nga shumë duar të tjera, që po e shkatërrojnë Partinë Demokratike. Kjo forcë politike sot është ndarë në klane dhe ngastra, nga të cilat dhe prej të cilave po përfitojnë ata që nuk kanë asnjë meritë dhe kontribut atje qysh nga dita e krijimit deri sot.

Mungesa e deputetëve të asaj partie në sallën e Parlamentit dhe braktisja e komisioneve, mbetet skenari i “dorës dhe duarve të fshehta” që duan shkatërrimin e PD. Marrja me Teatrin Kombëtar, nga një parti që ka akoma kryetarë degësh në rrethe që shajnë me “robt e shpisë” policinë apo dhe deri gazetarë, tregon se sa poshtë e ka ulur piacën, një forcë politike që pretendon se “është forcë e dytë dhe pretendon të marrë nesër pushtetin”. Turrja pas Teatrit , e një shpure “politikanësh” që vetëm nga arti skenik dhe kultura nuk e kanë haberin,

dhe që prej muajsh kërcënojnë me “akte vetëflijimi dhe mina kullave”, tregon se situata e brëndshme në PD mbetet shumë serioze. Mbetet serioze, sepse linja politike e kësaj opozite, ka treguar se është kundër investimit, progresit , integrimit, bashkëpunimit, duke u përpjekur me të gjitha format, të mbajë de bout (në këmbë) vlera të një sistemi të kalbur regresist. Dhe kjo po bëhet jo për “fatet e popullit, vlerat e kulturës kombëtare dhe interesat e artistëve ” por për interesat e një klani që drejton sot një parti, që vetëm emërtesën ka demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit