Përse SPAK, nuk e nis nga 1997 e këtej?

Përse SPAK, nuk e nis nga 1997 e këtej?

Për çdo shqiptar, madje edhe për ata të lindur 23 vjet më parë, viti 1997 do të mbetet  në kujtesë gjatë, si periudha më kobzezë jo vetëm për fatet e vendit, por edhe  për rendin, sigurinë, jetën, pronën, ekonominë, etj.

Ishte  viti  kur  u shkatërrua shteti, vendi, qytetet, fshatrat, ishte viti kur u thërrmuan institucionet, ushtria, policia, burgjet, ndërmarjet, uzinat, fabrikat, ishte viti  kur u rrënua ekonomia, u masakruan portet, u vodhën  depot dhe magazinat.

Ishte viti kur u vranë   vetëm nga periudha  e protestave antifajde  dhjetor 1996, deri në korrik 1997 mbi  2  mijë burra, gra, fëmijë, etj. Ishte viti  më kobzi,  kur u armatos  shumica e shqiptarëve, pas braktisjes së institucioneve dhe zbatimit të një plani  tinzar për të çuar  gjithçka në zero.

Kush e bëri, kush dha urdhëra, kush e nisi, kush e drejtoi dhe kush doli “pa lagur” nga gjithë ajo tragjedi kombëtare ? Kush e futi  vendin në kaos, kush mban përgjegjësi  ligjore dhe penale për djegien e pasurisë  kombëtare, të qyteteve dhe fshatrave, kush mban përgjegjësi  për vjedhjen, shitjen dhe shkatërrimin e ushtrisë, policisë, kush mbushi thasët me milionat tona nga  ai skenar ogurzi, pasojat  e të cilit ndjehen edhe sot ?

Askush veç ndonjë  “koloneli” apo “gjenerali” fantazmë, nuk  mori dhe nuk u ngarkua me përgjegjësi  ligjore, askush  nga ish-drejtuesit  e piramidës  më të lartë shtetërore,nuk u arrestua dhe nuk u burgos. Ata sot e kësaj dite, janë nginjur me milionat  e  vjedhura nga shkatërrimi i shtetit në 1997.

Askush nuk u arrestua dhe nuk  u burgos, për djegien e Hipotekave, për djegien e arkivave, për zhvatjen e pronave, për djegien e gjykatave dhe prokurorive, askush  nuk doli para gjyqit  të popullit, për tu përgjigjur deri në gërmën e fundit, për krimet e bëra. Edhe sot pas 23  vitesh, drama  e 1997 lëngon, kërkon fajtorët, kërkon  drejtuesit e plani më antishqiptar, që e bëri vendin leckë në sytë e botës.

Askush nuk  ka dalë përgjegjës, për vrasjet, grabitjet dhe pengmarrjet  e bandave të 1997,  të cilat terrorizuan foshnjet,  pasojat e të cilave po vuajnë edhe sot e kësaj dite qindra e mijëra familje të futur në gjakmarrje. Padyshim, kur dëgjon  se edhe pas 70 vitesh, organet  ligjzbatuese në botë nisin hetimet dhe burgosin  ish-drejtues të ushtrisë naziste, mëndja të shkon tek  viti i zi 1997.

Ishte  po aq tmerr, sa dhe lufta e vërtetë. Shqiptarët  për pak, do të ishin përplasur me shqiptarët,  dhe duhej të kishim përjetuar  një luftë të vërtetë civile pa asnjë shkak, në rast se Europa dhe SHBA nuk do të kishin ndërhyrë në kohë. Ata që hartuan  dhe zbatuan planin e zi të  shkatërrimit të shtetit  në 1997, veshën  më vonë  mantelin e “deles” dhe morën  sërish pushtetin.

Kjo ka ndodhur  vetëm në Shqipëri. Drejtësia  asokohe ishte  e gjitha në dorën  dhe hyqmin e  mëkatarëve të sotëm, që kanë patur dhe habitshëm  kanë edhe sot, kurajon  të dalin nga bunkeri  të akuzojnë, të paralajmërojnë dhe  të lëshojnë kushtrimin  për të “përmbysur regjimin”. Kjo ndodh  vetëm tek ne.

Ndodh  sepse  akoma edhe drejtësia e re, nuk  po “zgjohet” dhe  nuk po  e nis punën nga “koka”. SPAK, është struktura  më dinjotoze e drejtësisë  së re, por  ajo natyrisht  duhet  ta nisë “qilizmin” e saj  nga 1997. Pa u bërë  drejtësi, për dramën më të tmerrshme të shqiptarve, nuk mund të ketë qetësi.

Pa u dënuar ata që  nxitën vëllavrasjet  dhe shkaktuan  dëme të pallogaritshme  njerësore dhe materiale në këtë vend, nuk mund  të ketë as besim tek  drejtësia e re. Për çdo  shqiptar, viti  i zi  1997, është  “plaga” që kullon  dhe pikon  akoma dhe sot, ndaj niseni që andej  zotërinj  të SPAK-ut, për  të lehtësuar mijëra  zemra  nënash  dhe  shpirtra  të lënduar, nga mëndja  e sëmurë  e një grushti   njerësish, të etur për pushtet  të përjetshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 31/08/2020 22:05

    Drejtesia e re duhet te filloje nga vrasjet ne Shkoder!me 96ten me rrahjet e opozites dhe vjedhjet e votave dhe 97 ten e ne vazhdim qe u permenden me lart te merren te pandehur keto kriminele qe shkaterruan Shqiperine dhe akoma po vuajme pasojat e saje,dhe perseri me paturpesi kerkojne perseri pushtet me gjith ç'fare shpifjesh nga me te ultat dhe banale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja