Angelina Jolie mesa duket ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Aktorja pas ndarjes së famhsme nga Brad Pitt është parë duke darkuar me yllin e “Iron Man”, Robert Downey Jr. Siç thuhet dyhsja ka diskutuar projektet e mundshme të filmave. Por nga ana tjetër burime të brendshme të RadarOnline.com tregojnë ekskluzivisht se Jolie e pëlqen shumë aktorin e filmave me super heronj.
Ata janë takuar në disa takime jozyrtare në Londër për të diskutuar çdo projekt të mundshëm dhe me sa duket për të krahasuar historitë e tyre të mëdha në Hollivud.
Megjithatë Robert është lumturisht i martuar dhe ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij, por edhe nëse Angelina ja ka vënë vërtet syrin mbase nuk do ta ketë të vështirë. Mbase nuk ju kujtohet por Brad ishte gjithashtu i martuar me Jennifer Aniston kur ai u njoh me Angelina Jolie.
(Angelina Jolie dhe Robert Downey Jr)