Përsëritet historia e Mihalit! Klientët refuzuan ‘faturën e kripur’, pronari i ndjek nga pas me thikë në dorë! AKU e gjobit, s’e kishte të regjistruar biznesin

SARANDË- Në Sarandë është përsëritur historia e Mihal Kokëdhimës! Pronari i një restoranti në Sarandë, Alban Çobaj ka ndjekur nga pas dhe ka kërcënuar me thikë në dorë disa klientë të cilët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, një skenar i parë në vendin tonë.

Pas kësaj ngjarjeje  48-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që u desh të ndodhte kjo ngjarje që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të ushtronte një kontroll në biznesin e tij, ku konstatoi se ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.

Për rrjedhojë ai është gjobitur në vlerën e 300 mijë lekë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AKU Vlore: 08/08/2022 21:56

    AKU eshte Institucion kriminal.E dine gjithe lagja pereth shkolles Halim Xhelo ne Vlore qe vijne tek nje fabrike sallami fantazme marin rrogen mujore dhe ikin.Jane turp i madh keta bandite.Gjobe 300 mi lek Mihalit te Sarandes eshte tallje dhe fyerje per ata qe besojne ne shtet

    Përgjigju
  • Haha: 08/08/2022 20:48

    Haha u zgjua AKU

    Përgjigju
  • Ridi: 08/08/2022 18:41

    Po pse AKU nuk ka be kontrolle me pare po duhet nje precedent qe te ndergjegjesohen per detyren qe kane. Nje zot e di se sa "mihala" to tjere ka ne te gjithe bregdetin qe dalin me thike ne dore. Ore ne emigrantat vime ne Shqiperi se kemi familje pa per pushime kemi brgdete te tjera ku lemi te sigurte nga skafet dhe "mihalet".

    Përgjigju
  • suga: 08/08/2022 18:15

    ed rames i ka ik situata nga duart ka kohe, cmimet rriten dita, dites, inflacioni ne kulm, korrupsioni ska ku te vej me, plus edhe mihalët neper plazhe, kshu esht mer truholle kur i beson amerikes, tani qe populli ska me leke te blej gjerat me te nevojshme pse amerika nuk na jep nje dore? sepse amerika ska as miq as armiq por ka vetem te te cvati cfar ke

    Përgjigju
  • Mihali: 08/08/2022 18:08

    Ndoshta klientet perpara se te hane dhe te pine duhet te kerkojne menune e lokalit.

    Përgjigju
    • Tamam: 08/08/2022 20:49

      Ke te drejte po meny nuk egziston. Te masin ne sy dhe ta masin koken me spango. Tamam wild west.

  • Dora d'istria: 08/08/2022 17:54

    E paskan keputur ne mes. Pse lat nam.Po ai sa ju dha per ate trenjince.Aku po sillet si horrat qe u vene gjoba lokaleve.Pika qe su bie me gjithe kontrollet tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi