Përsëritje e historisë! Princ Harry dhe Meghan Markle ndiqen për dy orë nga paparacët, i shpëtojnë për pak aksidentit fatal

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle për pak sa nuk u përballën me pasoja fatale teksa tentonin t’i largoheshin me automjet një paparaci.

Incidenti ka ndodhur këtë të martë, teksa Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.Në një deklaratë, zëdhënësi i princit tha se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë.

Ka pasur pretendime se në ndjekje janë përfshirë disa makina dhe se kjo ka shtyrë që ato të lëviznin me shpejtësi të madhe, duke shkelur rregullat e trafikut.Sipas deklaratës zyrtare, dyshja për pak sa nuk u përplasën me drejtuesit e tjerë në rrugë, këmbësorët dhe oficerët e policisë.

Mediat raportojnë se paparacët iu vunë pas Harry-t dhe partneres së tij pasi ajo e djeshmja ishte dalja e tyre e parë që nga kurorëzimi i mbretit Charles në fillim të këtij muaji.

Kujtojmë se nëna e Harry-t, princeshë Diana humbi jetën në një skenar të ngjashëm. Më 31 gusht, 1997, Diana humbi jetën në tunelin Pont de l’Alma në Paris teksa shoferi i saj po tentonte që t’i shpëtonte një paparaci.Përplasja rezultoi fatale edhe për Dodi Fayed që e shoqëronte në automjet dhe për shoferin Henri Paul, i cili ishte menaxheri për sigurinë në Hôtel Ritz Paris.

Gjatë një interviste kushtuar princeshës Diana, princi Harry iu referua paparacëve si “tufë qensh” që vazhdimisht ndiqnin nënën e tij.

“Çdo herë që ajo dilte, kishte një tufë njerëzish që e prisnin”, kishte deklaruar ai. “Dua të them, një tufë qensh e ndiqnin atë, e ngacmonin, e ofendonin, tentonin që të bënin që ajo të reagonte në mënyrë që ta fotografonin atë të zemëruar”.

Princi Harry hoqi dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe u shpërngul në SHBA më 2020. Vendimi i tij për t’u larguar nga Britania u nxit pjesërisht për shkak të ngacmimeve që përjetoi nga tabloidet britanike.

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë