Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha ajrore me dronë që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022-it, duke lëshuar 283 mjete ajrore pa pilot drejt Rusisë gjatë natës , tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, të gjithë dronët janë interceptuar dhe nuk janë raportuar dëme apo viktima. Në rajonin Rostov, pranë kufirit me Ukrainën, rreth 90 dronë ishin në shënjestër, bëri të ditur guvernatori Yuri Slyusar. Ndërkohë, në rajonin Saratov, një sulm me dron shkaktoi plagosjen e dy personave dhe dëmtime në disa banesa, sipas autoriteteve lokale.
Në planin diplomatik, Volodymyr Zelensky njoftoi se negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për raunde të reja bisedimesh, në përpjekje për të ringjallur procesin e përfundimit të konfliktit.
Bisedimet e mëparshme mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga SHBA, u ndërprenë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të 28 shkurtit kundër Iranit.
Komente












