Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Rripi i Gazës

Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20 raketa, pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte futur në grevë urie në një burg të Izraelit.

Tre punëtorë të huaj u plagosën nga një sulm me raketa, i cili ndodhi pasi tanket izraelite bombarduan Gazën, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm raketash.

Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në Gaza të martën në mbrëmje.

I burgosuri, Khader Adnan, ishte një figurë e lartë e Xhihadit Islamik, i akuzuar për vepra terrorizmi.

Autoritetet izraelite thanë se ai e refuzoi kujdesin mjekësor gjatë grevës së tij 87-ditore.

Por, një nga avokatët e tij i akuzoi ato për neglizhencë, ndërsa kryeministri palestinez e përshkroi vdekjen e tij si “vrasje të qëllimshme”.

Një grup ombrellë që përfaqëson grupet militante në Gaza, përfshirë edhe Xhihadin Islamik, tha se sulmet me raketa janë “një përgjigje fillestare ndaj këtij krimi të urryer”.

Tri raketat e para, të cilat u hodhën disa orë pas njoftimit për vdekjen e Adnanit, ranë në zona të hapura, thanë Forcat e Mbrojtjes në Izrael.

Më vonë, ato thanë se kanë goditur Gazën me “zjarrin e tankeve”, në përgjigje të sulmeve me raketa. Forcat e Mbrojtjes në Izrael thanë se militantët kanë lëshuar edhe 22 raketa të tjera, katër prej të cilave janë kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.

Kush ishte Khader Adnan?

Gjatë dy dekadave të fundit, Khader Adnan, 45 vjeç, ishte disa herë në paraburgimin izraelit.

Ai ishte futur në grevë urie edhe katër herë më parë.

Edhe pse të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite shpesh mbajnë qëndrim duke refuzuar ushqimin, kjo besohet të jetë vdekja e parë e tillë në tri dekada.

Adnan e nisi grevën e pestë të urisë menjëherë pasi u ndalua nga forcat izraelite në shtëpinë e tij në Arraba, pranë qytetit Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor, më 5 shkurt.

Autoritetet izraelite e akuzuan atë për mbështetje të terrorizmit, lidhje me një grup terrorist dhe nxitje, dhe ai do të dilte në gjyq këtë muaj.

Por, grupi për të drejtat e të burgosurve palestinezë, Addameer, tha se ai po mbahej nën “akuza të rreme”, që kanë për synim “t’i shtypin edhe më shumë aktivistët palestinezë”.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit njoftoi të martën se Adnan “është gjetur herët në mëngjes në qelinë e tij pa ndjenja” dhe se është dërguar në një spital, ku është konstatuar vdekja e tij.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha agjencisë së lajmeve AFP se Adnan ka rrezikuar jetën e tij, duke refuzuar kujdesin mjekësor.

Por, kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammed Shtayyeh, tha se Izraeli “ka kryer një atentat të qëllimshëm kundër të burgosurit Khader Adnan, duke refuzuar kërkesën e tij për lirimin e tij, duke e neglizhuar atë nga aspekti mjekësor dhe duke e mbajtur në qeli pavarësisht seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore”.

Xhihadi Islamik - i cili është grupi i dytë më i fuqishëm militant në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi - tha se lufta e tij do të vazhdojë dhe se armiku “do ta kuptojë edhe një herë se krimet e tij nuk do të kalojnë pa përgjigje”.

Sipas grupit Addameer, në burgjet izraelite gjenden rreth 4.900 palestinezë.

Shumica janë duke vuajtur dënimet, pasi janë shpallur fajtorë nga gjykatat izraelite, ose mbahen për t’u marrë në pyetje, janë të akuzuar ose janë në gjykim.

Palestinezët i konsiderojnë të gjithë ata që mbahen nga Izraeli si të burgosur politikë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te poshter: 03/05/2023 08:28

    Me jeto masakra qe po kryen izraeli ndaj popullit Paleztinez dhe heshtja e botes per mbi 50 vjet eshte ipokrizi me kete gjoja po bejne per Ukrainen sepse as per ata nuk u plas por thjesht e bejne per qellimet e veta . Nuk ka pasur aq faj ai hitleri me cfare po bejne cifutet , i bie qe jane njerez te ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar