Përdorte lokalin për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë, kapet duke çuar një grua në hotel! Në pranga dhe klienti

Përdorte lokalin për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë, kapet duke çuar një grua në hotel! Në pranga dhe klienti

Foto ilustruese

Një rast i shfrytëzimit për prostitucion është goditur nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aleksandros Zef Topojanos, 61-vjeç, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu 61-vjeçari përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Qazim Alvora, 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gjon Pjetri, 61 vjeç.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Q. A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj. P., 61 vjeç.

‘Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të lokalit për shfrytëzim prostitucioni, pronari i një lokali.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre klient, ndërsa tjetri ndërmjetësues.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një tjetër rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion, si rezultat i të cilit  u vu në pranga shtetasi: A.(Z.) T, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtetasi A.(Z.) T. përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Q. A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj. P., 61 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzimi i krimit”.’ njofton policia.

Vijon...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë