Maria Giulia Sergio xhihadistja italiane, e cila ishte nisur për në Siri gjatë shtatorit të vitit 2014, familja e së cilës është arrestuar, ka nisur rrugëtimin e saj drejt radikalizmin në vitin 2009. Pak ditë më parë gjatë një prononcimi për “Corriere Della Sera” është shprehur:

“Ne u presim kokat spiunëve dhe hipokritëve”.Për të arritur në këtë stad fanatizmi, Maria Giulia, e cila e ka ndryshuar emrin e saj në Fatima ka lënë pas saj një sërë gjurmësh me anë të fjalëve dhe gjesteve. Kanë qenë disa persona afër saj të cilët mund të dëshmojnë për ndryshimin e saj.

“Përpiqej gjithmonë të bindte të tjerët për arsyet e saj,”-thekson Elena Strada, fotografe, e cila ka mundur ta fotografojë xhihadisten italiane në ditën e saj të martesës. 

fatima

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)