Nuk i ndaluan policisë për kontroll, serbët qëllojnë me armë drejt efektivëve të Kosovës në Zubin Potok, një pranga

Nuk i ndaluan policisë për kontroll, serbët qëllojnë me armë drejt efektivëve të Kosovës në Zubin Potok, një pranga

Dy oficerë të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, 28 maj 2019

Disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë kufitare të shtunën pasdite në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit, serb i Kosovës, është arrestuar, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia tha se nuk ka të lënduar nga këmbimi i zjarrit mes të dyshuarve dhe oficerëve policorë në fshatin Bube të Zubin Potokut, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Të dyshuarit, sipas njoftimit, i shpërfillën urdhrat e policisë për t’u ndalur për kontroll dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj oficerëve.

“Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia e identifikoi të dyshuarin si serbi i Kosovës nga Zubin Potoku.

Ata dyshohet se po kontrabandonin dele nga Serbia në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit”, tha Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim.

I dyshuari, 42 vjeç, është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë, sipas njoftimit, dhe përballet tani me akuza për sulm ndaj personit zyrtar dhe për kontrabandë me mallra.

“Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Policia./ REL

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë

Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë