Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, Celibashi: Konsiderohet intimidim dhe presion, të largohen menjëherë! Votim elektronik me probleme? Spekulim

Në një deklaratë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se shfaqja e personave të paautorizuar në qendrat e votimit, është një intimidim ndaj votuesve. Sa i përket pyetjes për dështim të identifikimit elektronik, Celibashi tha se vetëm në 10% të qendrave të votimit ka pasur problematika. Kryekomisioneri u shpreh se në 502 qendra votimi ka probleme me identifikimin elektronik, por puna ka nisur manualisht.

“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

Celibashi gjithashtu ka hedhur poshtë të  mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan. Duke iu përgjigjur rastit të ndodhur në lagjen Partizani ku një komisioner i koalicionit ‘BF’, pretendoi se kishte votuar për Boçin, por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja, Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë.

'Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto janë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera.'- tha Celibashi.

Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë, të cilët janë verifikuar nga identifikimi elektronik. Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit duke treguar se ka pasur 29 denoncime. 4 vijnë nga 2 subjekte zgjedhore, 3 nga PS dhe 1 nga Bashkë Fitojmë.

Nga ana tjetër Celibashi tha se kandidatët e subjektet zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë fushatë apo të adresojnë thirrje për mbështetje gjatë ditës së votimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Celibashi: Kandidatët e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë ditën e votimit! Të respektohet ligji

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kandidatët e subjektet zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë fushatë apo të adresojnë thirrje për mbështetje gjatë ditës së votimit.

‘Kandidatët dhe subjektet zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë fushatë dhe të adresojnë thirrje për mbështetje gjatë ditës së votimit. Nëse thirrjet e tyre janë thjeshtë si ftesa të votuesve për të marrë pjesë në votime kjo s’ka problem, por nëse thirrjet janë më votoni mua ato janë të ndaluar nga ligji. Kandidatët ta respektojnë këtë kërkesë të ligjit në interes të procesit.’- tha Celibashi.

Ora 17:45
Probleme me shenjën e gishtit, KQZ: Nuk nënshkruajnë biometrikisht moshat e treta, është kryer manualisht! Nëse ka raste të votimit të dyfishtë, do ndiqen penalisht

 

KQZ ka sqaruar se mungesa e shenjës së gishtit në votimin biometrik është konstatuar si problem vetëm për moshat e treta por operatorët kanë respektuar protokollin.

“Falë transmetimit të të dhënave kemi pasur edhe për qendrat e votimit se sa është numri i zgjedhësve të identifikuar që nuk kanë nënshkruar biometrikisht. Ne kemi kontaktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar e rikujtuar se cfarë ka ndodhru dhe në shumicën e rasteve kanë informuar që bëhej fjalë për kategori të moshave të treta dhe na kanë siguruar që është respektuar protokolli. Gjithashtu edhe nënshkrimi i operatorit dhe sekretarit. Këtë kemi për ato qendra votimi që i kemi konsideruar në alert”, tha përfaqësuesja e KQZ.

Sa i përket konstatimeve për votim të dyfishtë, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se në fund të procesit do shohin nëse ka raste që duhen ndjekur penalisht.

“Ne do të marrim informacion më të plotë për qendrat e votimit ku ka ndodhur. Praktikisht janë në bazën tonë të të dhënave dhe pas kryqëzimit të të gjithë të dhënave do të shikojmë nëse është rasti për t’i adresuar penalisht. Sistemi ka funksionuar dhe ka parandaluar në 937 raste parandalimin e votimit të dyfishtë”, tha Celibashi.

Ora 17:33
'Vendoret 2023', Celibashi: Janë verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë

 

Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë, të cilët janë verifikuar nga identifikimi elektronik.

‘Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. Janë 927 raste. Janë 56 mijë e 554 votues të cilët kërkimi i të dhënave të tyre është bërë manualisht jo nëpërmjet kartës së identitetit.’- tha Celibashi.

Ora 17:33
Celibashi: Kanë ardhur 29 denoncime! 2 nga PS për Boçin e Këlliçin, 1 nga Komiteti i Helsinkit, 1 nga BF dhe 24 nga qytetarët për shkelje të heshtjes dhe parregullsi

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit duke treguar se ka pasur 29 denoncime. 4 vijnë nga 2 subjekte zgjedhore, 3 nga PS dhe 1 nga Bashkë Fitojmë.

Ka një denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për parregullsi në shpërndarje materiale që i përket orëve të para të fillimit të procesit të votimit.

"24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashki që në mënyrë të përmbledhur që janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në referim të përmbajtjes kryesisht lidhen me parregullsi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e komisionerëve, korrupsion pasiv ose aktiv në procesin e votimit. Në Dropull lidhet me procesin e votimit, në Peshkopi dhe Tiranë për intimidim të votuesve, postime elektorale në rrjete sociale. Këto janë natyra e denoncimeve dhe e fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime mbi votim familjar në disa qendra votimit", tha Celibashi.

Ora 14:06
Celibashi: Identifikimi elektronik s’ka dështuar! Probleme vetëm në 10% të qendrave të votimit

1684065462_kqz.jpg

Kryekomisoneri Celibashi i pyetur nga gazetarët se nëse ka dështuar procesi i identifikimit elektronik, tha se në mënyrë kategroike nuk ka dështuar. Ai theksoi se vetëm në 10% të qendrave të votimit ka problematika.

“Ne japim fakte dhe numra, gjithsecili bën interpretim, për dikë quhet dështim, sukses, gjysmë dështim, unë e them në mënyrë kategorike që procesi i identifikimit elektronik nuk ka dështuar. Në një vlerësim të raportit të QV ju kemi pasur problem rezulton të jetë më pak se 10%”, tha Celibashi.

Ora 13:57
Komisioneri i BF: Votova për Boçin dhe vota u printua për Llatjan! Celibashi: Spekulim, zero shanse të ndodhë diçka e tillë

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan. Duke iu përgjigjur rastit të ndodhur në lagjen Partizani ku një komisioner i koalicionit BF, pretendoi se kishte votuar për Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja, Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë.

“Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto jaënë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera. Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”- u shpreh Celibashi.

Ora 13:56
Celibashi: Në 23% të qendrave të votimit nisi me vonesë votimi! Në 502 qendra nuk funksionon identifikimi elektronik

 

Kryekomisoneri Ilrjan Celibashi ka folur për ecurinë e procesit të votimit. Celibashi tha se 77% e qendrave të votimit e kanë filluar punën në orën 07:00, 13% në orën 07:30 dhe 12% në orën 08:00. Celibashi tha se në orët e para të mëngjesit kishte disa qendra votimi që nuk ishin kuorumin pasi mungonin komisionerët e PD-së, por këto vakanca janë plotësuar e ka nisur votimi.

Celibashi tha se ende në 502 qendra votimi ka probleme me identifikimin elektronik, por puna ka nisur manualisht.

“Kemi disa të dhëna në lidhje me pjesëmarrjen. Ajo çfarë merr më shumë në këtë moment është ecuria e procesit në qendra e votimit dhe situata e fillimit të procesit. 77% e QV e kanë nisu votimin në 07:00, 13% në 07:30, 11% pas orës 08:00, kryesisht kjo është % e atyre QV që kanë pasur problem me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Në orët e para të mëngjesit kishim disa QV që nuk kishin kuorum. Tashmë prej disa orësh ka zero QV që se kanë kuorumin. Nga raportimet që kemi procesi është duke shkuar qetë. Kemi patur raportim për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Shijak. Në 1 QV dhe në Fier rezultonin mangët për bashkinë e Peqinit 500 fletë votimi për kryetar, ndërsa për Fierin 500 fletë votimi për këshillat. Dy QV në Devoll ka patur problematika me kutinë e votimit, kanë qenë të dëmtuara. Kemi një raportim që vjen direkt nga QV. Mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent pak a shumë në orët e mëngjesit, llogarit 21%. Mbi incidente të mundshme, kemi informacion për dy incident, një në Fushë Krujë dhe një me operatorin e pajisjes së identifikimit në Dibër. Janë 14 denoncime të administrua deri tani në KQZ nëpërmjet aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisionit të Qendrave të votimit, probleme të aksesimit në disa QV nga persona me aftësi të kufizuara”, tha Celibashi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër