Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët për denoncimin e deputetes demokratike se persona të paautorizuar po intimdiojnë zgjedhësit në Mat. Celibashi tha se kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe do të interesohen për rastin. Celibashi tha se do adresojnë çdo problematikë qoftë edhe tek organet e ndjekjes
“Tani po bie në dijeni të këtij denoncimi, do ta adresojmë duke komunikuar qoftë edhe me policinë e shtetit. Është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe duhet ti nënshtrohen veprimeve të mëtejshëm ligjore nga KQZ, për të gjithë ata që mbajnë shënim kush voton, e kush hyri, apo më keq koma nëse përpiqen të intimidojnë votuesit në QV. Nuk kemi hezitim për ta bërë këtë”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Celibashi: Pjesëmarrja e ulët nuk e bën procesin ilegjitim, asnjë problematikë që cenon standardin












