Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha pas mbylljes së qendrave të votimit, se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standartin e zgjedhjeve të 9 nëntorit. 

"Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit. Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për t'u dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.

I pyetur për pjesëmarrjen e ulët, Celibashi tha se kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime. Por a mund të konsiderohen si të suksesshme? Kryekomisioneri thotë se zgjedhjet u organizuan mirë, në mënyrë profesionale, dhe se mund të krahasohen me standartet më të mira ndërkombëtare. 

“Suksesi i KQZ matet se sa në mënyrë profesionale, i organizon zgjedhjet. Çështja e pjesëmarrjes është e lidhur me çfarë bën KQZ, por jo dhe aq shumë. Edhe zgjedhjet e 11 majit 2025 u përgatitën shumë mirë nga pikëpamja teknike, logjistike, profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasueshme me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Celibashi.

"Nëse 12% e qytetarëve të Vlorës kanë dashur të marrin pjesë dmth se ai është vullneti i tyre, por kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute.”, shtoi ai kur u pyet për legjitimitetin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
A ishin zgjedhjet të suksesshme? Ja si përgjigjet Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët nëse zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki konsiderohen të suksesshme. Celibashi thotë se zgjedhjet u organizuan shumë mirë dhe krahasohen me standardet më të mira ndërkombëtare.

“Suksesi i KQZ matet se sa në mënyrë profesionale, i organizon zgjedhjet. Çështja e pjesëmarrjes është e lidhur me çfarë bën KQZ, por jo dhe aq shumë. Edhe zgjedhjet e 11 majit 2025 u përgatitën shumë mirë nga pikëpamja teknike, logjistike, profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasueshme me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Celibashi.

Ora 19:02
Pjesëmarrja e ulët në Vlorë/ Celibashi: Kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve, sidomos në Vlorë dhe nëse do të ishte legjitime zgjedhja e një kryetari me një pjesëmarrje të tillë. Ai tha se fakti që në Vlorë kanë votuar vetëm 12 % e votuesve, nuk do të thotë se zgjedhjet ishin ilegjitime.

“E kemi bërë këtë diskutim sot këtu edhe më përpara. Nëse do të duhet të kemi një kufi të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhje të vlefshme. Ka vende që e kanë dhe ka që s;e kanë. Nëse 12% e qytetarëve të vlorës kanë dashur të marrin pjesë dmth se ai është vullneti i tyre, por kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute.”, tha ai.

Ora 18:59
Celibashi: Asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki tha se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standardin e procesit të votimit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit. Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.

Ora 16:12
Si e lexoni pjesëmarrjen e ulët të të rinjve? Celibashi: Është një trend edhe në vendet e tjera! Politika duhet t'i nxisë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi komentoi pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në procesin zgjedhor. Celibashi tha se ky është trend edhe në vendet e tjera. celibashi u bëri thirrje partive politike që duhet të nxisin pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor. 

“Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi.

Ora 16:11
Procesi zgjedhor, Celibashi: Dy problematika në Vlorë e Cërrik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se vetëm dy problematika janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Ai shpejgoi dy rastet në Vlorë dhe Cërrik.

“Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi. Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.

Ora 13:32
Celibashi përgënjeshtron deputeten e PD: Lokalet në Mat nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor

Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata ka pretenduar se disa lokale të hapura rreth një qendre votimi në Mat funksionon në favor të Partisë Socialiste me qëllim ndërhyrjen në procesin zgjedhor dhe intimidimin e qytetarëve pë të votuar kandidatin e tyre.

Në konferencë për shtyp, Celibashi përgënjështroi pretendimet duke thënë se janë bërë verifikimet përkatëse dhe se ato lokale nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe kjo i është komunikuar dhe palët që ngriti pretendimet.

“Kemi komunikuar me Policinë e Shtetit për të verifikuar dokumentacionin që disponon çdo individi që pretendon se është i angazhuar në procesin zgjedhor, përveç 1 apo 2 rasteve nuk ka rezulton tjetër problematikë. Nuk kemi për momentin raportime të tilla. Kemi një diskutim në Mat për disa lokale që janë hapur afër një qendër votimi, por ato janë bare normale dhe nuk kanë lidhje me parti politike, e kemi sqaruar dhe me partitë politike që e kanë ngritur si shqetësim”, tha Celibashi.

Ora 13:27
Thyerja e heshtjes zgjedhore, Celibashi: Ligji e parashikon qartë që është e ndaluar!

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigjen e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë, tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë qasjen për kategoritë e politikanëve që e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje elektorale ditën e votimit.

Celibashi tha se për marrjen e masave, KQZ do të shohë në vijim se sesi do të veprojë.

“Është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor saqë nuk ka nevojë përsa i përket kategorive të politikanë ve që në ditën e votimit, e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime, por jo për mbështetje të kandidatëve. Se çfarë do të bëjë KQZ do të shikojmë. Shpresojmë që kjo risjellë në vëmendje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi.

Ishte Pavlo Shkarpa kandidat i pavarur i Beratit dhe Donis Sota, gjithashtu kandidat i pavarur në Vlorë, të cilët pasi votuan, për kamerat thanë se kanë programin më të mirë elektoralë. Heshtjen zgjedhore e theu edhe deputeti i PS, Taulant Balla. 

Ora 10:28
Celibashi shpjegon: Ja si do të funksionojë numërimi i votave në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, që aplikohet për herë të parë.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Ora 10:22
Kur publikohet rezultati i zgjedhjeve për 5 bashkitë? Celibashi: Procesi përfundon të hënën në drekë

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme do të përfundojë të hënën në drekë.

“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, thotë Celibashi.

Ora 10:20
Persona të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit? Celibashi: E ndaluar në mënyrë kategorike, do adresojmë çdo problematike

 

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët për denoncimin e deputetes demokratike se persona të paautorizuar po intimdiojnë zgjedhësit në Mat. Celibashi tha se kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe do të interesohen për rastin. Celibashi tha se do adresojnë çdo problematikë qoftë edhe tek organet e ndjekjes

“Tani po bie në dijeni të këtij denoncimi, do ta adresojmë duke komunikuar qoftë edhe me policinë  e shtetit. Është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe duhet ti nënshtrohen veprimeve të mëtejshëm ligjore nga KQZ, për të gjithë ata që mbajnë shënim kush voton, e kush hyri, apo më keq koma nëse përpiqen të intimidojnë votuesit në QV. Nuk kemi hezitim për ta bërë këtë”, tha Celibashi.