TIRANË – Personat me aftësi të kufizuara shpresojnë nga Kuvendi i Shqipërisë që të fitojnë një komisioner pranë Avokatit të Popullit, ndërkohë që vlerësojnë ratifikimin e një ekspertimi të Konventës së OKB-së për të drejtat e tyre.

Avokati i Popullit, Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare në Shqipëri, organizuan sot një konferencë për ndërgjegjësimin e publikut dhe politikës për te drejtat e personave me aftësi të kuafizuara.Totozani vlerësoi ratifikimin nga Kuvendi i Shqipërisë të studimit të ekspertimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, më në fund ky akt u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Më tej, ai tha se “Dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe propozimin që Avokati i Popullit i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për zgjedhjen e një prej Komisionerëve nga rradhët e PAK, propozim ndaj të cilit ende Kuvendi nuk ka mbajtur qëndrim e për të cilin jemi në pritje. Dua gjithashtu t’ju përmend iniciativën tonë më të fundit për të kërkuar informacion nga institucionet publike në lidhje me zbatimin e kërkesave të ligjit nr. 7995 “Për nxitjen e punësimit”, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ky informacion do të jetë pjesë e një raporti të veçantë që institucioni i Avokatit të Popullit, do të hartojë për Personat me Aftësi të Kufizuara”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z.Ettore Sequi, ndër të tjera theksoi se është i impresionuar nga angazhimi dhe roli i Avokatit të Popullit në këtë cështje.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, z.Sinan Tafaj falenderoi kontributin e Avokatit të Popullit, i cili ka shfaqur vullnetin maksimal për kërkesat e tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)