Personat me aftësi të kufizuara në Kukës dhe Elbasan pa asnjë qindarkë në dhjetor! Rrëfimi i trishtë: Duam të hamë festën me fëmijët (VIDEO)

ELBASAN- Jemi në prag të vitit të ri ku tryezat duhet të jenë plot por për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë kjo do të jetë e vështirë. Në Bashkinë e Kukësit rreth 500 invalidë dhe 3000 familje me ndihmë ekonomike nuk kanë marrë pagesën për muajin dhjetor. Përveç vonesës për pagesën e dhjetorit personat me aftësi të kufizuara janë përjashtuar edhe nga shpërblimi i fundvitit. Shtresat në nevojë duhej të paguheshin rreth datës 25-27 dhjetor, por sot jemi në 31 dhjetor dhe këta persona nuk kanë marrë ende ndihmën ekonomike. Në këto kushte qytetarët shprehen se e kanë shumë të vështirë të përballojnë shpenzimet për festë.

“Shpërblimet dhe pensionet e invalidëve nuk kanë dalë akoma,se çfarë do bëjmë ne për Vit të Ri nuk e di”, tha një qytetare

“Kemi ardhur për të marrë lekët e invalidit për fëmijën, ne po presim me fëmijë të sëmurë dhe të hamë një festë. Fëmija do të hajë, jemi në kushte të vështira si do jetojmë ne. Asnjë lloj ndihme s’kemi. Ne jetojmë me 100 mijë lekë të vjetra, kam katër ditë që vi këtu dhe nuk po i marr lekët”, tha një qytetare

“Si rregull ne duhet t’i marrim lekët çdo muaj sipas vendimit të këshillit të ministrave të gjitha shtresat. Sidomos për të verbrit që trajtohen edhe me status të veçantë sepse kështu është konform ligjit”, tha Bajram Korbi, nënkryetari i Shoqatës së të Verbërve Kukës.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Elbasan ku rreth 8 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 7 mijë të tjerë që marrin ndihmë ekonomike mbetën të pa paguar nga ana e Bashkisë së Elbasanit. Sipas burimeve pranë bashkisë Elbasan pagesën këto shtresa do ta marrin në 10 ditëshin e parë të Janarit.

Për shumë familje pagesa e invaliditetit dhe ndihma ekonomike është e vetmja e ardhur që ata kanë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 05/04/2020 15:18

    Vellai im Mikeli eshte invalid i grupit te pare. Ai nuk ka marre asnje lloj ndihme nga bashkia dhe nga asnje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë