TIRANE- Pamundësitë fizike të personave në karrike me rrota, përballen edhe me neglizhencën e institucioneve kryesore në vend, për të ndërtuar infrastrukturën e duhur për ta. Këta individë enden të papërfillur rrugëve të kryeqytetit pa trotuare, vijëzim dhe mungesën e hapësirave në të cilat mundet të kalojnë të parrezikuar. Në kryeqytet është e vështirë të gjesh rrugë apo institucione të cilat kanë menduar për këtë kategori sociale. Çdokujt që i duhet të kryejë proçedura pranë institucioneve të ndryshme, domosdoshmërisht duhet të jenë në shoqërinë e një personi tjetër për të kryer proçedurat e nevojshme.
Fati i kësaj kategorie varet nga kujdesi i familjarëve apo personave që i shoqërojnë, pasi mungesa e infrastrukturës i bën të pasigurt në rrugë, në mjetet e transportit publik, trotuare. Është e vështirë të gjesh institucione të cilat kanë siguruar hapësira të përshtatshme për këtë kategori sociale. Mungesa e rrugëve hyrëse në institucione dhe ashensorët e veçantë për invalidët apo kategoritë e tjera sociale i lënë ata jashtë tyre.
Kufizimi i personave në karrike me rrota
Besnik Haka është 57 vjeç dhe çdo ditë i duhet të jetë i shoqëruar nga djali tij gjimnazist. Një aksident automobilistik i hoqi përgjithmonë mundësinë e lëvizjes 57 vjeçarit dhe e përballi me vështirësitë e kësaj kategorie sociale. “ Nuk më mjafton vetëm fati i keq që kisha në jetë, por më duhet të përballem edhe me gjithë vështirësitë që kam sa herë që më duhet të marr një dokument. Edhe ne meritojmë të kemi hapësirën tonë hyrësë në këto institucione”, shprehet për Shqiptarja.com Besniku.
Sipas tij, në shumë prej rasteve i duhet të presë jashtë çdo godine institucionale në të cilën ka punë. “Sa herë që shkoj nëpër spitale, lokale, banka, lus zotin që të mos përballem me shkallë. Kam filluar të nguroj edhe për t’i thënë tim biri për gjithçka që më duhet të bëj”, tregon 57 vjeçari i përlotur. Por rasti i Besnikut, vlen për të gjithë këtë kategori sociale e cila përballet çdo ditë me institucionet, trotuaret, shkallët e larta dhe infrastrukturën e munguar. Të gjithë kërkojnë një rrugë të ngushtë, të shtruar, në të cilat mund të lëvizin krahët e tyre dhe rrotat t’i çojnë në brëndësi të institucioneve.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com