I tha se ka vëllain me leuçemi akute, personazhet e ‘Tik Tok’ bien pre e mashtrimit! Mbledhin 95 mijë euro për 24 orë, i riu u zhduk pasi mori paratë

I tha se ka vëllain me leuçemi akute, personazhet e ‘Tik Tok’ bien pre e mashtrimit! Mbledhin 95 mijë euro për 24 orë, i riu u zhduk pasi mori paratë

Foto ilustruese

Të gjithë personazhet e njohur në rrjetin social Tik Tok kanë rënë ‘pre’ e mashtrimit të një personi të prezantuar si Armend Morina që kërkonte para për vëllain e tij të sëmurë. Kjo ka bërë emra si Vali Corleone, Fero, Rasimi e të tjerë që përmes ndjekësve që i ndjekin në ‘livestream’ të kërkojnë ndihmë për personin që supozohej i sëmurë nga leuçemia akute.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për këtë mashtrim në Tik Tok, një 31-vjecar i identifikuar si B.K., 31-vjeçar, gjatë ditës së djeshme është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’. Po ashtu brenda afatit ligjor, ndaj tij pritet që të merren veprimet tjera ligjore.

Si dyshohet të ketë ndodhur i gjithë rasti?
Një person i prezantuar me emrin, Armend Morina, për disa ditë bëri thirrje për ndihmë, pasi pretendonte që vëllai i tij, Blerimi, vuan nga sëmundja e rëndë e leuçemisë akute dhe për shërimin e tij nevojiteshin 100 mijë euro. Me të dëgjuar për rastin, ‘kingat e TikTok-ut’tikishin mbledhur në video me lidhje direkte dhe kishin arritur që brenda 24 orëve të arrijnë t’i grumbullojnë mbi 95 mijë euro.

E nga këto para, dyshohet se Armendi dhe personi që u arrestua, kanë përvetësuar 18 mijë euro. Veprimet kishin nisur të dyshoheshin pasi Armendi ishte ‘zhdukur’ dhe telefoni i tij nuk po funksiononte më. Kjo kishte bërë që donatorët të shqetësohen dhe të ngrenë dyshime nëse paratë që mblodhën shkuan në vendin e destinuar.

Pas denoncimit të rastit, kanë filluar hulumtimet prej të cilave është mësuar se në Klinikën e Hematologjisë, ku trajtohet leuçemia akute, nuk kanë mundur të konfirmojnë një pacient me emrin Blerim Morina. E as në qytetin prej të cilin pretendonin se vijnë dy vëllezërit Morina, askush s’ishte në dijeni për ‘ekzistencën’ e tyre.

Fotografia që qarkulloi në rrjet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja